• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rrëfimi i Hirushes: Familja donte të më vriste kur mësoi të vërtetën për jetën time seksuale
Home
Sociale

Rrëfimi i Hirushes: Familja donte të më vriste kur mësoi të vërtetën për jetën time seksuale

2 January, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Edhe pse është i paligjshëm, një grup trangjinorësh e kanë stacionin e tyre të gjetjes së klientëve pikërisht në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë. Në një rrëfim për Klan Plus, një prej tyre tregon se si është përballur me dhunën në familje dhe kërcënimin për ta vrarë kur është mësuar e vërteta mbi jetën seksuale të tij.

Kjo është Hirushja, një transgjinor që jeton në Tiranë. Për të fshehur se kush është në të vërtetë, Hirushja ka vendosur që të jetojë me këtë emër. Pasi vendosi të shfaqte publikisht orientimin e vet seksual, problemi i parë me të cilin u përball ishte familja, e cila e përjashtoi dhe dëboi nga shtëpia. Transgjinori tregon për Klan Plus, vështirësitë që ka pasur me familjen, deri ushtrimin e dhunës fizike.

“Më dëbuan nga shtëpia, vëllai tha që do të të vras. Vëllezërit e mi ishin duke kërkuar se ku isha. Nga frika e madhe u largova nga imponimi i njerëzve dhe nga paragjykimi. Bëja shumë gjëra, penalizoja veten, shkoja deri aty sa thoja: “Pse vetëm unë jam në këtë botë?! Nuk ka tjetër?!” dhe tentoja të vetëvritesha”.

E braktisur nga familja, ajo ka vendosur që të fitojë para duke u futur në rrugën e prostitucionit homoseksual. Hirushja shprehet se fillimisht klientët kontaktojnë me të në rrjete sociale, e më pas lënë takimet në vende të ndryshme. Klientët janë nga më të ndryshmit.

“Ka nga ata klientë që janë më pozitë, ka edhe nga ata që janë njerëz të thjeshtë. Pastaj vijnë personat që përdorin edhe lëndë narkotike”.

Ndodh që klientët i ngatërrojnë me femra dhe kur përballen me të vërtetën kalojnë në akte dhune ndaj tyre, për shkak se mendojnë që janë mashtruar. Për Hirushen kjo është një eksperiencë e hidhur.

“Isha duke ecur dhe më tha: “Hip në makinë”. Hipa në makinë dhe nuk kisha mundësi të flisja. Në momentin që i tregova që jam transgjinore me gjuajti nga barku, aty nuk e mbajta dot më veten edhe i gjuajta”.

Por në shumë raste jo më pak të dhunshëm kanë qenë edhe punonjësit e policisë në rastet kur i kanë shoqëruar.

“Ka disa raste që shoqet e mia kanë marrë goditje nga policia. Në një rast, një police femër mori shkopin e gomës dhe filloi të qëllonte mbi një shoqen time dhe ta ofendonte me fjalë vulgare”.

Jetesa si një transgjinor në Shqipëri është padyshim e vështirë, për shkak të mentalitetit. Edhe pse një veprimtari ilegale, prostitutat homoseksuale shëtisin në orët e mesnatës pikërisht në Bulevardin Zogu i Parë, që është edhe stacioni i tyre i punës.

Burimi: Klan Plus

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mirëmëngjes nga Cërriku! Rama zgjohet nga një tjetër qytet i rilindur (FOTO)
Previous article Njihuni me profesionet që pritet të kërkohen dhe paguhen më shumë në 2018-n në Shqipëri

k.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT