• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI/ Abuzohet 11 vjeçarja, nëna tregon si e zbuluan: Kishte disa shenja…
Home
Aktualitet
Kronikë

RRËFIMI/ Abuzohet 11 vjeçarja, nëna tregon si e zbuluan: Kishte disa shenja…

27 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Rrëfimi i nënës së vajzës në emisionin “Historia Ime” në “Tv Klan”, pas mbërritjes së vajzës në shtëpi, vijon me tregimin e ngjarjes nga vajza tek e ëma dhe tezja. Ato i kryejnë një kontroll fizik, e zhveshin pasi ka qenë e lagur nga shiu dhe e kanë gjetur pa të mbathura.

E kanë pyetur për arsyen, por 11-vjeçarja nuk ka thënë asgjë. Më tej, ajo i ka thënë së ëmës që 60-vjeçari e ka shtrirë për ta zhveshur dhe e urdhëronte ta bënte, por ajo nuk e ka bërë.

Ai gjithashtu e ka kapur nga nofullat duke i thënë fjalë të llojit “dua të rri me ty se qenke shumë e bukur”, por më tej, nëna e vajzës nuk di asgjë për shkak të mbylljes në vetvete të kësaj të fundit.

Mirela Milori: Kur erdhi në shtëpi, a patë ndonjë gjë?

Zonja: Po, tezja u mundua ta zhvishte sepse ishte e lagur dhe e gjetëm pa mbathje. E pyeti “po mbathjet ku i ke?”, por prapë nuk tregonte, kishte frikë.

Mirela Milori: Aq sa mundesh ti, të ka treguar vajza se çfarë ka ndodhur në momentin që ka qenë në shtëpi me atë person?

Zonja: Ka treguar që “më ka shtrirë për të më zhveshur, më thoshte zhvishu, por nuk e bëja dhe dridhesha, më kapte fort nga nofullat për të më puthur dhe më thoshtë të rrimë pak bashkë se të kam qejf, qenke shumë e bukur”. Këto tha dhe është bërë shumë e mbyllur, nuk shprehet.

Ekzaminimi fillestar i familjareve të vajzës nuk ka mundur të konstatojë nëse diçka e papërshtatshme ka ndodhur me të miturën. E vetmja gjë e dallueshme tek ajo kanë qenë disa shenja duarsh në zonën e nofullës, ku ashtu siç kishte treguar, ngacmuesi seksual e kishte kapur.

Policia nuk i ka marrë parasysh këto shenja dhe nuk ka kryer asnjë procedurë ligjore apo foto për ta dokumentuar në dosjen e së miturës.

Mirela Milori: Megjithatë, ti nuk pe shenja fizike atë ditë që të kuptoje që kishte ndodhur diçka e papërshtatshme?

Zonja: Jo, përpos pjesës këtu (tregon nofullën), që e kishte shtrënguar shumë.

Mirela Milori: Pra, tek pjesa e nofullave kishte shenja?

Zonja: Po, kishte pak që ishin krijuar kur kishte dashur ta puthte.

Mirela Milori: Ishin të nxirat e një dore. I mori policia parasysh këto, i bëri fotografi?

Zonja: Jo.

Mirela Milori: Nuk është bërë asgjë e tillë?

Zonja: Jo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZIMI I 11-VJEÇARES/ Trondit nëna: Vajza do të rrijë më shumë vetëm. E gjetëm të…
Previous article STUDIMI I FUNDIT: Vaksinat kineze Sinopharm janë efektive deri në 78.1%

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT