• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI/ 30 vjetori i ambasadave! “Si shemba murin e Ambasadës Gjermane me kamion”
Home
Sociale

RRËFIMI/ 30 vjetori i ambasadave! “Si shemba murin e Ambasadës Gjermane me kamion”

2 July, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Si sot, 30 vjet më parë, nisi eksodi në ambasada.

Mijëra shqiptarë hynë nëpër ambasadat e huaja, në mënyra nga më të ndryshmet, duke shënuar nisjen e ndryshimeve të mëdha politiko-historike, në Shqipërinë komuniste.

Ylli Bodinaku ishte shqiptari i parë që hyri në Ambasadën Gjermane. Hipur në kamionin e tij “Saurrel”, ai goditi dhe shembi murin e ambasadës.

“Isha 37 vjeç, punoja shofer në park. Mora Saurrelin nga ora 7 e darkës. Hipa në të gruan dhe dy djemtë, njëri 12 vjeç dhe tjetri 3 muajsh. Mora një qengj dhe rroba. E lirova sediljen, që mos të goditesha fort gjatë përplasjes. Murin e pamë nja dy orë më parë me një shok dhe morëm masat”, rrëfen Yllbardh Bodinaku.

“Në kamion hipën edhe të tjerë. U bëmë 40 vetë gjithsej. Një polic tek ambasada qëlloi drejt nesh me armë. Unë e shmanga me makinë. U çava në krah dhe na mjekuan në ambasadë. Ndenjëm 10 ditë atje. U bëmë rreth 3200 vetë brenda në ambasadë. Ujin na e prenë autoritetet shqiptare. Buka blihej në Kavajë e Durrës. Ne na quanin “heronj” brenda në ambasadë. Pas 10 ditësh, me autobusë, u nisëm për Gjermani. Ne shkuam në Manheim. Punova 3 vjet në një ofiçinë të Bencit. U ktheva pas 3 vjetësh në Shqipëri. Jam bërë pishman. Djali i vogël do të ikë jashtë. Unë i them “Ik”. Edhe pas 30 vjetësh ne nuk jetojmë dot si njerëz. Ke akoma frikë për jetën. Ju të medias e dini shumë mirë, sepse raportoni ngjarje të rënda çdo ditë. U ktheva, se guri i rëndë në vend të vet, por edhe sot do bëja të njëjtën gjë si para 30 vitesh”, përfundon fjalën Bodinaku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NA PREMTOI NJË KLIP "PISLLIK" KËTË VERË/ Por Ronela Hajati i ve vulën me këtë FOTO me bikini
Previous article BËN "PREMTIMIN E MADH"/ Basha: S’do njohim asnjë koncesion të marrë 12 muaj para zgjedhjeve

F.autor

Postime të ngjashme

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën Aktualitet

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon sot ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT