Voskopoja mbetet kurora e turizmit në Korçë, duke tërhequr gjithnjë e më shumë turistë të huaj.
Korça është një nga hambarët e turizmit kulturor, ndërsa itinerari i rrugës së besimit në qytetin juglindor e ka pikën kulmore në Voskopojë.
Restaurimet e kryera nga Ministria e Kulturës në Voskopojë kanë nxjerrë nga rrënimi 4 kishat e periudhës bizantine, atë të Shën Nikollës, Shën Marisë, manastiri i Shën Prodhomit dhe kisha e Shën Ilisë.
Në total, investimi për rehabilitimin e qendrës historike të Voskopojës kap vlerën 365 milionë lekë të reja.
Një grup turistësh të huaj vizituan këto ditë Voskopojën dhe ndanë përshtypjet e tyre më të mira dhe dëshirën për t’u kthyer sërish.
“Jemi nga Franca dhe erdhëm për të vizituar Voskopojën që është qytet shumë i bukur, me kishat e vjetra dhe pikturat. Ju duhet të vizitoni këtë vend të bukur, nëse dëshironi të vizitoni këto ndërtesa dhe të kaloni kohën me të gjithë shqiptarët”, u shpreh një turist francez.
Edhe një grup turistësh nga Polonia u shprehën po ashtu të kënaqur nga kjo vizitë. “Jemi nga Polonia dhe erdhëm për të vizituar këtë fshat shumë të bukur dhe jemi shumë të kënaqur nga guida kompetente që na shoqëroi në këtë vend. Ju falënderoj për mikpritjen. Do të kthehemi sërish”, thanë ata.
Korçë/ Voskopoja tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj
Një grup turistësh të huaj vizituan këto ditë Voskopojën dhe ndanë përshtypjet e tyre më të mira dhe dëshirën për t'u kthyer sërish."Jemi nga Franca dhe erdhëm për të vizituar Voskopojën që është qytet shumë i bukur, me kishat e vjetra dhe pikturat. Ju duhet të vizitoni këtë vend të bukur, nëse dëshironi të vizitoni këto ndërtesa dhe të kaloni kohën me të gjithë shqiptarët", u shpreh një turist francez.http://ata.gov.al/2018/09/04/korce-voskopoja-terheq-gjithnje-e-me-shume-turiste-te-huaj/
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Tuesday, September 4, 2018