• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
RRËFEN JETËN ME KADARENË/ Helena: Akoma nuk e kuptoj që s’është më, jam përpjekur të bëj jetën e tij
Home
Kulturë

RRËFEN JETËN ME KADARENË/ Helena: Akoma nuk e kuptoj që s’është më, jam përpjekur të bëj jetën e tij

16 August, 2024 s.autor Kulturë

60 vitet e jetës me Ismail Kadarenë, pas vdekjes së tij, për Helenën sikurse ka përshkruar rrugëtimin me gjeniun e letrave shqipe në librin e saj “ kohë e pamjaftueshme”, sot ngjan edhe më e pamjaftueshme se më parë.

Veçse me kujtimet që i ka të shtrenjta që i ndan me miqtë e Kadaresë, figura publike të rëndësishme, artdashës e të afërm në këtë moment homazhi, përkujtimore.

‘Kanë kaluar 40 ditë dhe për mua e njerëzit e dashur është ende prezent. Akoma nuk po e kuptoj që nuk është më”, u shpreh Helena Kadare.Me dhimbje të thellë Helena Kadare ka përjetuar humbjen e shkrimtarit të madh, e cila i ka qëndruar në krah si bashkëudhtare në jetën e tij me pengesa siç zgjedh ta cilësojë, por gjithashtu edhe në krijimtarinë e pasur.

“Prezenca ime afër Ismailit, ka qënë një rrugë e gjatë e shkëlqyeshme dhe e lodhshme gjithashtu. Gjithmonë janë miliona adhuruesit e tij nëpër botë, e sigurisht duke filluar nga shqiptarët. Por ka qenë edhe rruga tjetër e sulmeve që janë bërë kundrejt tij. Jam përpjekur të jem një grua e një shoqe për ta mbështetur në momentet e vështira, por njëkohësisht janë të shumta momentet e bukura që kemi kaluar së bashku”, tha Helena.

Helena e duruar pranonte sakrificën e ndarjes së dashurisë së Ismailit vetëm me librat, që sot e ngaherë janë një thesar për letërsinë, e që e bëjnë Kadarenë të pavdekshëm.

“Jam përpjekur ta bëj jetën e tij që të mos e ndjej kurrë nevojën e diçkaje, them diçkaje të thjeshtë të përditshme. Domethënë ai merrej vetëm me punën e tij dhe e vuante shumë nëse nuk bënte ato dy orë e gjysmë shkrim në ditë, që i ka bërë ditë festash, udhëtimesh të pafundme tonat. Vetëm çështja e Kosovës e ka bërë që ai të heq dorë nga ajo punë që e kishte aq përzemër”, tregon ajo.

Në rrëfimin e saj të parë pa Ismailin, Helena kujton çdo moment të jetës së tyre të përbashkët, e ka në mend fjalët e tij…

“Për ta përfunduar siç thoshte ai vetë shumë bukur që ‘kam bërë një gjë normale në një vend anormal”. Dhe siç e dini ju të gjithë e ka bërë me shumë sukses, e jam shumë krenare që kam qenë në krah të tij”, kujton Helena.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR I MADH NË ÇËRRILË TË MALLAKASTRËS/ Digjen dy banesa, situata tepër kritike
Previous article NOIZY U LIRUA NGA QELIA/ Hyn live në instagram! E shohin 49 mijë ndjekës: Ja çfarë tha

s.autor

Postime të ngjashme

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT