Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar mbrëmjen e sotme një histori prekëse të ndodhur në Spitalin Infektiv këto ditë të vështira.
Pipero u shpreh se babë e bir ishin të shtruar të dy në Spitalin Infektiv sepse kishin të dy koronavirus, por siç tha mjeku, kur i moshuari u përkeqësua dhe duhet të shkonte në reanimacion nuk kishte pranuar sepse nuk donte të linte djalin vetëm.
“Situata në Spitalin Infektiv është dinamike. Është pak e vështirë për tu treguar por ata persona që janë të shtruar në infektiv janë vetëm.
Kishim një rast ku një i moshuar ishte i shtruar bashkë me djalin e tij.
I moshuari u përkeqësua dhe vendosëm ta kalonim nga reanimacioni.
Ai nuk pranonte pas nuk donte ta linte djalin vetëm” tha Pipero në një intervistë për Eni Vasilin.