Durrësi padyshim që mbetet një nga ato vendet e pushimit të “shpejtë”, si një mënyrë për të mbledhur bashkë për një ditë familjen, apo miqtë e zemrës.
Edhe pse me shumë probleme ende ekzistuese, Durrësi arrin çdo vit të sjellë turistë si nga Ballkani (kryesisht ato nga Kosova e Maqedonia) por edhe të huaj që kanë dëshirë që të kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri.
Fotot me të cilat një turist ka kontaktuar redaksinë e ALPENews.al, për “Summer 2018” janë këto mëposhtë. 56 vjeçari nga Danimarka shkruan:
“Durrësin e kam zbuluar që përpara disa vitesh. Nuk mbaj mend por asokohe kishte goxha ndërtime, dhe nuk ishte shumë më i sistemuar se tani. Edhe pse ka pallate, dhe hotele kudo, Durrësin e kam preferencë sepse është qytet i bukur, dhe ka plazh. Plus edhe është familjar, këto vende duam ne që jemi në këtë moshë“.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



