• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRËFEHET PËR SALI BERISHËN/ Bamir Topi: “21 Janari” na ndau përgjithmonë
Home
Politikë

RRËFEHET PËR SALI BERISHËN/ Bamir Topi: “21 Janari” na ndau përgjithmonë

14 November, 2021 s.autor Politikë

Bamir Topi te “Dola te Ola” këtë të diel foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e tij me Sali Berishën.

Në fotografinë që u shfaq në studio, mes kolegëve të tjerë ishte edhe kryeministri i asaj kohe Aleksandër Meksi, për të cilin Bamiri tha se ka qenë me fat që ka punuar me të, duke e cilësuar një njeri të mirë, korrekt, qytetar, tolerant, dhe profesionist, “Ruaj kujtime dhe konsideratë të lartë”.

Ndërkohë që për marrëdhënien me Sali Berishën ai tha se kompetencat e presidentit ishin shumë të mëdha dhe komunikimi i tyre ishte më i pakët dhe zyrtar.

Teksa u shfaqën edhe fotografi të tjera me Berishën, Topi zbuloi se marrëdhënia e tyre tanimë është inekzistente, dhe se data që i ka ndarë rrugët e tyre është 21 janari 2011.

“Edhe marrëdhëniet zyrtare kanë qenë të kontrolluara, për shkak të përplasjes së fortë”, tha ai, duke u shprehur se asnjëherë nuk e kishte menduar që në politikë për shkak të një ngjarje gjërat mund të ndaheshin në atë mënyrë.

Bamiri tha se data 21 janar nuk ka një protagonist por disa, “Ishin ata që e ideuan, ata që e organizuan, ata që reaguan, dhe paradoksi më i madh ishte se ata që nuk ishin fare pjesë e këtyre grupeve u sulmuan”, tha ai, teksa shtoi se “Sado që është politikë, disa gjëra thyhen për mos t’u ngjitur më”.

Ish-presidenti Bamir Topi ka shkruar një libër ku sqaron me detaje edhe ngjarjen e 21 janarit, bëhet fjalë për librin “Nocturn”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOTËRORI 2022/ Vetëm 2 mintua lojë, Sanches ndëshkon Serbinë (VIDEO)
Previous article NUMËROHEN 80% E VOTAVE NË PRISHTINË/ Përparim Rama thellon distancën me kandidatin e Albin Kurtit

s.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT