• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFEHET NË GJKKO/ Alibeaj: Nuk jam marrë kurrë me drogë, por…
Home
Aktualitet
Kronikë

RRËFEHET NË GJKKO/ Alibeaj: Nuk jam marrë kurrë me drogë, por…

29 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në vijim të dëshmisë së tij në dosjen “Plumbi i Artë”, Erion Alibej ka rrëfyer para Gjykatës së Posaçme historinë e jetës së tij dhe lidhjet me vëllain e ndjerë, Endrit Dylgjeri (Alibej), një emër i njohur në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai foli për origjinën, përfshirjen e vëllait në aktivitet të paligjshëm dhe për marrëdhëniet me figura të tjera të krimit si Suel Çela, Hajdar dhe Klodian Çopja, apo Arjan Spahiu.

“Babai më ka lënë të vogël, kemi qenë një familje e respektuar në qytet. Vëllai emigroi fillimisht në Greqi, pastaj në Itali e më pas në Holandë. Prej vitit 2006 ai u përfshi në trafik droge. Unë u mora me nënën dhe nuk u përfshiva kurrë,” tha Alibej.

Ai tregoi se në vitin 2010, u arrestua në Itali pasi kishte shkuar për të marrë ilaçe për nënën. Pavarësisht se nuk ishte pjesë e organizatës së vëllait, u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg. Pas lirimit, vëllai e çoi në Holandë ku ai u njoh edhe me Hajdar Çopjen.

“Endriti kishte shumë lidhje në Europë. Ishte emër i njohur në trafikun e drogës me rrjete në Angli, Itali, Belgjikë. Të gjithë donin të punonin me të,” shtoi ai.

Alibeaj  tha se për shkak të problemeve të vëllait në Angli, i kishte propozuar të shkonte vetë, por Endriti nuk pranoi. Pak para kthimit në Shqipëri, ai përmendi përçarjet me Suel Çelën për shkak të Arjan Spahiut dhe një borxhi për drogë që solli përplasje fillim.

Në dëshminë e tij, Alibej përshkroi edhe vjedhjen e 2 kg kokainë nga baza e Hajdar Çopjes nga ana e Klodian Çopjes dhe Suel Çelës, ngjarje që solli prishjen e lidhjeve mes tyre.

Më tej, ai tregoi se Suel Çela e kishte kërkuar ndihmën e Arjan Spahiut për të ikur nga arresti i shtëpisë dhe kishte kaluar nga Spanja në Itali. Më pas, ata u grindën për një borxh dhe Alibej zgjodhi të mos u fliste më

“Gjatë kësaj kohe, Sueli më erdhi në shtëpi bashkë me Sokol Sanxhaktarin. Ishte periudha kur vëllai më kërkoi të takoja Suelin për të testuar cilësinë e një sasie kokaine,” deklaroi ai.

Në lidhje me përfshirjen e tij personale në veprimtari kriminale, Alibej theksoi: “Unë nuk jam marrë kurrë me drogë, por gjithmonë e kam mbështetur vëllain. Më pas, për shkak të vështirësive të tij ekonomike, shkova në Angli në vitin 2016 për të ndihmuar. Nuk gjeta shtëpi, por kisha mundësi të shisja drogë. Hajdar Çopja asokohe jetonte në Holandë dhe ua çonte drogën shpërndarësve në Gjermani me kuaj.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCIDENTI NË ZYRËN ELEKTORALE TE "ALI DEMI"/ Arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim
Previous article ÇFARË NDODHI? Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit, policia arrin të gjejë...

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT