Liliana Hoxha, bashkëshortja e Sokolit, djalit të ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, akuzon vjehrrën e saj, Nexhmije Hoxha, dhe Ramiz Alinë se janë autorët e vdekjes së ngadaltë të Enver Hoxhës përmes ilaçeve.
Në një intervistë eksklluzive për “Panorama”, duke kundërshtuar një raport të deklasifikuar të CIA-s të bërë publik kohët e fundit, zonja Hoxha hedh poshtë se Enver Hoxha pati vdekje natyrale.
Për të, Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia ishin agjentë të UDB-së jugosllave që gjatë kohës së Zogut, ndërsa qëllimi ishte që të merrnin drejtimin e pushtetit në Shqipëri.
“Izolimi erdhi befas në ’74, pas një krize kardiake jo të rëndë. Pas krizës, Enver Hoxha ishte më i fortë se kurrë fizikisht e mendërisht, e kujtoj shumë mirë se atë vit jam martuar. Megjithatë u shoqërua me alarm ekstrem për të nxitur ndaj tij e së paku ndaj meje e Sokolit, psikozën e të sëmurit rëndë, “me zëmrën si bombë me sahat që mund të plaste nga çasti në çast”, përveç problemeve të diabetit”- thote ajo gjate intervistes ne “Panorama”.
Ajo thekson me tej se “Masat për ruajtjen e shëndetit ishin tejet ekstreme nga sekreti. Në emër të tij mënjanohet M.Shehu për të tejkaluar çdo rregull të rreptë të shtetit diktatorial, të cilin ai nuk mund ta lejonte, siç u shkel çdo rregull të sigurimit personal të E.Hoxhës, për të cilin ishte përgjegjës S.Gradeci e Nexhmije Hoxha”.


