• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rrëfehet anglezi që ndihmoi kosovarët: Kanë përjetuar tmerre, e sot janë ndarë për karrige (VIDEO)
Home
Rajon

Rrëfehet anglezi që ndihmoi kosovarët: Kanë përjetuar tmerre, e sot janë ndarë për karrige (VIDEO)

17 February, 2018 F.autor Rajon

Ian Loring është një shtetas anglez, që mund të quhet sa anglez, aq edhe shqiptar, për vetë kohën e gjatë të jetës së tij, të kaluar në Shqipëri. Ian prej 27 vjetësh jeton në vendin tonë, fillimisht në Kolonjë dhe që nga viti 2001 në Korçë, kontribuon për kategoritë në nevojë, të varfrit, romët, të moshuarit, gratë e trafikuara, por në vitin 1999 si një i krishterë i vërtetë, ai dhe bashkëpunëtorët e tij ndihmuan mijëra kosovarë që serbët i dëbuan nga shtëpitë e tyre.

“E bëra sepse nuk mund t’i shihja njerezit ne dhimbje dhe vuajtje. E bëra nga shpirti dhe zemra, as për politikë as për nacionalizëm shqiptar. Në gjendjen që erdhën, kosovarët ishin të tmerruar. 90% e korçarëve, kolonjareve, pogradecareve ishin të gatshem të ndihmonin”, tregon Ian.

Me shqipen e tij simpatike ai rrëfen se si u kujdesën për rreth 4000 kosovarë, të cilët u strehuan në zonën e Kolonjës.

“Kam shume kujtime. Të bukura për frymë e bashkimit që u krijua mes shqiptarëve, sepse ishte shumë afër vitit 97’. Por kam edhe kujtime të tmerrshme. Kam qenë në Malishevë ku kemi nxjerre eshtra njerëzish nga puse, kemi takuar nje grua që ishte perdhunuar 13 here nga ushtarët serbë, kemi takuar 4 djem që i shpëtuan vrasjes vetëm se kishin mbaruar plumbat e mitrolozit. Kjo nuk harrohet lehtë. Nga dhimbja jam bërë nacionalist për kosovarët, sepse ishte vërtet një tmerr”.

Loring, një njeri i diplomuar në Oksford, pas kaq vitesh e sheh çështjen e Kosovës ende si një plagë.

“Është si një ndeshje, pjesa e parë të cilës u mbyll, por ka edhe një pjesë tjetër të papërfunduar. Zgjidhja e problemit të Kosoves është e përkohshme. Është e nevojshme që politika kosovare të rritet të piqet dhe të kthehet në një rrugë kombëtare. Reagimi ndaj serbeve u nis me nje frymë pozitive dhe perfundoi me ego. Ndaj sot kemi një Kosovë të ndarë për ruajtjen e karrigeve”, shprehet anglezi i Korçës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Istambul Indoor”, Luiza Gega merr medaljen e artë në garë e 3000 metrave
Previous article VIDEO/ Neymar dhe Di Maria çojnë shifrat në 3-1. Dy gola për 2 minuta

F.autor

Postime të ngjashme

MASKOHESHIN SI PUNONJSË TEKNIKË/ Arrestohen dy grabitës serialë në Athinë Rajon

MASKOHESHIN SI PUNONJSË TEKNIKË/ Arrestohen dy grabitës serialë në Athinë

“GËNJESHTARE PATOLOGJIKE”/ Zveçla i përgjigjet ministres serbe: S’kam qenë fare në Dukagjin gjatë luftës Rajon

“GËNJESHTARE PATOLOGJIKE”/ Zveçla i përgjigjet ministres serbe: S’kam qenë fare në Dukagjin gjatë luftës

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë Rajon

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT