Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi rrahu keqazi partneren e tij.
Shqiptari i identifikuar si Shpëtim Shehi, pasi rrahu partneren e tij shkoi në polici qetë-qetë për të nënshkruar një detyrim që në fakt nuk kishte lidhje me ngjarjen.
Por pasi është kthyer në banesë dhe ka parë ambulancën që partnerja e tij kishte thirrur për ta mjekur, është xhindosur dhe ka filluar të kërcënojë me një thikë kuzhine.
Policia bëri të mundur arrestimin e 40 vjeçarit. Ndërsa partnerja e tij doli me dy hematoma të mëdha në fytyrë nga kjo ngjarje.