• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rrahu gruan me shpulla, i shkuli flokët/ Burri dënohet me gjobë, por…
Home
Aktualitet
Kronikë

Rrahu gruan me shpulla, i shkuli flokët/ Burri dënohet me gjobë, por…

26 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Për kapjen për flokësh e shuplakat e dhëna ndaj ish- bashkëshortes, N.N. do të paguaje shumën prej 250 euro me urdhër të Gjykatës.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për t’i shqiptuar urdhër ndëshkimor në shumë prej 250 eurosh për sulm ndaj bashkëshortes.

Sipas prokurorisë, tri vjet më parë, saktësisht më 8 dhjetor 2014, në ora 19:00, në banesën e tij në Prishtinë, i pandehuri, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me bashkëshorten e tij, me dashje ka përdorur forcë fizike ndaj saj.

I njëjti pretendohet të ketë kapur bashkëshorten e tij për flokësh e më pas ta ketë goditur atë me shuplaka.

E për këtë ndodhi, Gjykata ka vendosur që me urdhër ndëshkimor ta dënojë të pandehurin me gjobë prej 250 euro.

KALLXO.com ka kontaktuar me viktimën e cila ka treguar edhe për pasojat fizike të cilat i janë shkaktuar atë ditë. Edhe pse ngjarja ka ndodhur vite më parë, viktima kujton secilin detaj nga dita kritike e dhjetorit të 2014- ës.

“Qysh ma ka hi faqen zi e kom pas, krejt flokët mi patë hekë t`u mi ngreh”, kujton viktima.

Fatkeqësisht, sulmi i asaj dite nuk qe i fundit për të. Viktima pretendon se dhuna fizike e psiqike ka vazhduar edhe më pas, për çka edhe aktualisht janë në proces gjyqësor.

Vendimi për dënimin me gjobë është marrë në nëntor të këtij viti, derisa rasti ka ndodhur në dhjetor të vitit 2014, pra kjo përveç se tregon se Gjykatës i janë dashur afër 3 vite që të marrë vendimin, vërehet qartë se rastet e kësaj natyre nuk merren me prioritet.

Më tej, në aktgjykimin të cilin e posedon KALLXO.com, theksohet se nëse i akuzuari nuk dëshiron ose nuk mundet ta paguaj gjobën, gjykata mund t’ia zëvendësoj dënimin me gjobë në dënim me burg, duke ia llogaritur një ditë burgu në vlerë prej 20 euro të gjobës, që i bie afër 13 ditë.

Edhe pse pagesa në shumë prej 250 euro tingëllon më mirë se burgu, me sa duket i dënuari do të përfundojë brenda qelisë së burgut.

Kjo pasi që ai nuk i ka paguar ish- bashkëshortes së tij ushqimin e fëmijës në shumë prej 150 euro.

Më 27 korrik të këtij viti, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte marrë vendimin që babai i fëmijës të paguaj 150 euro për muaj për ushqimin e tij, gjë të cilën nuk e ka bërë.

KALLXO.com kishte kontaktuar me të dënuarin dy muaj më parë dhe i njëjti mos- pagesën e alimentacionit e kishte arsyetuar se “s’ka pare”.

Aktualisht janë bërë 5 muaj që nga koha kur N.N. duhej t`i paguante gjithsej 1250 euro për ushqimin e djalit të tyre, tani më me vendim të plotfuqishëm.

Edhe pse vendimi i marrë nga Gjykata është konform dispozitave ligjore të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, një dënim i tillë është mjaft i ulët dhe jo parandalues, siç ka ndodhur në rastin konkret.

Kundër aktgjykimit për dënimin me gjobë, i pandehuri ka të drejtë ankese brenda afatit ligjor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vdekja e Florenc Beqiraj, reagon spitali në Marsejë
Previous article Fotot pikante/ Nga "dashuria te koshi i plehave"  ironia mes fotove

Redaktor2

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT