• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRAHU BABAIN NË AVIONIN E LINJËS TIRANË-ROMË/ Italiania rrëfen detaje për shqiptarin
Home
Breaking News

RRAHU BABAIN NË AVIONIN E LINJËS TIRANË-ROMË/ Italiania rrëfen detaje për shqiptarin

4 June, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rreth 40 minuta frikë për pasagjerët e fluturimit të “Blue Express Panorama” të nisur nga Tirana në orën 16.45 për në Romë.

Sipas “La Repubblica” një pasagjer shqiptar rreth 30 vjeç, vetëm pak minuta nga nisja e aeroplanit ka nisur të bërtasë me zë të lartë ndaj pasagjerëve të tjerë dhe në një moment është kthyer nga babai i tij që ishte ulurpranë dhe ka nisur ta godasë atë pa pushim.

Kanë ndërhyrë disa pasagjerë të tjerë dhe personeli, të cilët i kanë kërkuar të qetësohet, por i riu ishte gjithnjë edhe më shumë i irrituar.

Duke parë aktet e dhunës ndaj të atit të moshuar dhe kërcënimet ndaj pasagjerëve të tjerë, “La Repubblica” shkruan se ka ndërhyrë, Simona Gori, drejtore e përgjithshme e kompanisë italiane “Consulcesi Group”, e cila ka arritur ta qetësojë për një momentduke e bërë që ai të flasë për problemet e tij.

Aeroplani bëri ulje të detyruar në Pescara, ku 30-vjeçari u arrestua, ndërsa babai i tij u dërgua në spital.

“Në fillim pata frikë sepse ai djali po kërcënonte pasagjerët duke u thënë se kishte një pistoletë. Ishte shumë i zemëruar. Bërtiste fort dhe qëllonte me grushte në fytyrë të atin që përpiqej ta qetësonte.

Kuptova që kishte nevojë të fliste, sepse u kërkonte ndihmë grave italiane që ishin në fluturim”, rrëfen Simona Gori, që ishte ulur vetëm disa sedilje larg nga shqiptari.

“Thoshte se kishte një borxh prej 40 mijë eurosh dhe se i kishin marrë peng gruan. Vendosa të ndërhyj duke i thënë se si mund ta ndihmoja. I kërkova të më tregonte historinë e tij”, rrëfen menaxherja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS ME PËRFORCIMET E MËDHA/ Klubi "Zikaltër" synon të sigurojë shërbimet për talentin e Ajax...
Previous article KUJDES/ Qëndrimi ulur për 8 orë rresht shkakton probleme të zemrës

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT