Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Këtë të dielë ka mbërritur në gjykatën Fier dosja e ngjarjes së ndodhur në Ballsh ditën e enjte, ku 57 vjeçari Pelivan Sinrrapaj u rrah nga shokët.
Fitim Zekaj 44 vjeç është lënë në detyrim paraqitje, Festim Alimerkaj 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj 42 vjeç arrest shtëpie.
Mësohet se vendimi për Zekajn është marrë pasi ai ka çrregullime të shëndetit mendor dhe gjatë seancës është paraqitur edhe raporti mjekësor.
Në gjendje të dehur janë konfliktuar njëri me tjetrin dhe 57 vjeçari ka përfunduar me fraktura ku pas mjekimit në spitalin e Ballshit është dërguar në Tiranë.
Pelivan Sinanrrapaj është 57 vjeçari që u rrah nga 3 shokët e tij të cilët kanë dalë këtë të dielë para gjykatës së Fierit.
Gjyqtar i çështjes është Piro Sota kurse prokurore Elida Hoxha.


