AlpeNews.al disponon dhe ka publikuar të plotë dosjen me pasurinë e prokurores Rovena Gashit. Ajo i fshehu ILDKP dhe formulareve te Vettingut, te pakten 16 prona të patundshme me vlere rreth 2-3 milione euro.
Rovena Gashi per aq kohë sa Adriatik Llalla ishte në krye te Prokurorisë së Përgjithshme, konsiderohej si gruaja me me pushtet e sistemit, pasi ajo u promovua duke mare detyrat e Drejtoreshes se Drejtorise se Marredhenieve Juridiksionale me Jashte, e më pas edhe atë per Dekriminalizimin qe u ngrit me vone. Ajo ishte e vetmja kandidature që Prokuroria e Llallës ofronte per organet e reja te drejtesise dhe hyri ne gare per tu bere edhe anetare e Gjykates Kushtetuese te Shqiperise.
Thuhej qe kishte aq pushtet ne Prokurorine e Pergjitheshme, sa edhe Adriatik Llalla vete, e ne raste specifike, edhe me shume se ai. Se nga buronte ky pushtet i saj, nuk dihet me saktesi, por veçse me hamendësime te cilat jane perfolur shume here nga mediat per raportin e saj “special” me Adriatik Llallen.
Pas largimit nga Prokuroria e Përgjithshme, ku u bë edhe më e dukshme përplasja mes kryeprokurores së re Arta Markut dhe ish numrit dy të Prokurorisë së Përgjithshme Rovena Gashit, asnjëra dhe as tjetra nuk lëshuan “pe”.
Pas largimit nga detyra me firmen e Markut, Gashi paditi Prokuroren e Përgjithshme. Të njejtën rrugë ndoqi edhe bashkëshorti i saj Dritan Gina i cili ishte Kryeprokurori i komanduar i Elbasanit dhe me ardhjen në prokurori të Markut ai duhej të vinte në Tiranë ku edhe ishte i emëruar. Do te mbeten ndoshta gjate te pashlyera ne memorien e opinionit publik shqiptar skenat e qendrimit me force dhe rezistenca deri edhe fizike per te dorezuar zyren, nga ana e bashkeshortit te Rovena Gashit, te cileve me sa duket i ishte mbushur mendja se do ishin te perjetshem ne krye te prokurorise. Ndaj, edhe Dritan Gina do te shfrynte para medias, per vendimin e largimit nga detyra, sipas menyres se tij tipike: Hajt mo. Shqiperi hesapi!
Edhe pse dy ata bene dy padi të rrufeshme për Arta Markun, gjykata nuk u dha të drejtë çiftit Gina dhe Gashi, duke pranuar kështu edhe shkarkimet nga detyrat te te dy bashkëshortëve.
Pasi u bënë publike ekskluzivisht nga AlpeNews.al dokumentat ku tregonin me fakte 16 pronat e fshehura të Gashit, ajo nisi të jetë më pak e pranishme në zyrat e drejtësisë.
Gashi sakaq hoqi dorë edhe nga KED (Këshilli i Emërimeve në Drejtësi) ku Llalla e kishte derguar si te vetmen kandidature, (skishte si te kishte kandidature tjeter perveç Rovena Gashit në gjithë sistemin e Prokurorisë, për Llallën, sigurisht) ku sipas të cilës ajo kishte konflikt interesi. Asaj iu zbuluan ne emerin e babait, as me pak as me shume por një pallat i tërë në plazhin e Durrësit, 14 apratamente tek zona e Shkëmbit të Kavajës dhe dy godina të mëdha binzesi në Lagjen 14 në Shkozet.
SI U BE ZBULIMI?
Këto prona nuk ishin deklaruar nga znj. Gashi siç ajo e kishte detyrim ligjor për ta bërë këtë dhe madje ato nuk figuronin as edhe të hipotekuara.
Ndaj, për këtë me ndihmën edhe të agjentëve të FBI që po asistojnë procesin e vettingut dhe hetimin e gjurmimin e aseteve të prokuroreve dhe gjyqatareve te korruptuar, është ndjekur një rrugë e tërthortë alternative për të shkuar tek burimi i pasurisë së padeklaruar.
Rruga e vetme që i kishte mbetur hetuesve, ishte që të gjurmonin kontratat e energjisë elektrike dhe ato të ujësjellësit, pasi të drejtën dhe detyrimin për ta bërë një kontratë të tillë e kanë vetëm pronarët realë të pronave, pavarësisht nëse ato janë te regjistruara, hipotekuara, apo jo.
Ndaj është dashur një bashkëpunim ndërinstitucional për të realizuar një investigim të tillë. Ka qene Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ai që në këtë rast i është përgjigjur në kohë dhe me prosionalizëm kërkesë së hetimit duke çuar në zbulimin e pabesueshëm dhe të bujshëm se Nuredin Rexhep Gashi, i datëlindjes 7 dhjetor 1955 figuron të ketë plot 16 kontrata të lidhura me OSHE, për furnizimin me energji elektrike të 14 apartamenteve dhe dy godinave te biznesit.
Nuredin Gashi, është babai i Rovena Gashit dhe prej vitit 1992 figuron si i papune.
Përgatiti:AlpeNews.al
Linku ku mund të lexoni lajmin:


