• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ROVENA GASHI NË “SIKLET”/ Krahu i djathtë i Adriatik Llallës, “luftë” me Komisionin e Vettingut
Home
Aktualitet
Drejtësi

ROVENA GASHI NË “SIKLET”/ Krahu i djathtë i Adriatik Llallës, “luftë” me Komisionin e Vettingut

1 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Krahu i djathtë i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, apo personi që qëndronte  pas çdo vendimi që merrej në organin e akuzës Rovena Gashi, po sfidon procesin e Vettingut.

Ish- drejtoresha e drejtorisë së marrëdhënieve juridiksionale me jashtë dhe e dekriminalizimit, u pezullua nga detyra nga Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku.

Kaq u desh që të niste një luftë e ftohtë mes Rovena Gashit dhe Arta Markut, për t’u përshkallëzuar më tej me Komisionin e Vettingut.

Fillimisht Gjykata e Admnistrative e Shkallës së Parë la në fuqi vendimin e Arta Markut, por ishte Apeli që rrëzoi kryeprokuroren.

Urdhri për pezullimin e saj, pas shqyrtimit nga Apeli ka rezultuar jashtë kompetencave të kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.

“Shfuqizimin tërësisht si të paligjshëm të Vendimit me Nr.140 datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Perkohshme Arta Marku «Për pezullimin nga detyra të Prokurores Rovena Gashi, në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikes së Shqipërisë», deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal me Nr.577/2018 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durres”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Mirëpo pavarësisht këtij vendimi, Gashi nuk mund të bëhet pjesë  e sistemit të drejtësisë, pasi më 25  Korrik të vitit  2018,  ajo është shkarkuar nga KPK.

Anëtarët e KPK Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj vendosën shkarkimin e prokurores nga detyra. Kujtojmë se Gashi, ishte  e pezulluar nga detyra për shkak se ishte nën hetim për fshehje pasurie.

Por, sipas Gashit,  një vendim të tillë KPK e kishte marrë që 8 muaj më parë se sa  ta zyrtarizonte.

Pikërisht për këto parregullsi ajo ka deklaruar se ka paraqitur një ankimim në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

KPK, në lidhje me pasurinë konfirmoi se ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet nuk janë të sakta, ka mungesë burimesh për pasurinë si dhe ka bërë deklarim të rremë të pasurisë.

Pasuria e saj familjare, e deklaruar në fund të vitit 2017, kap vlerën e 17.3 milionë lekëve, të përfituar nga rrogat e bashkëshortëve dhe dhurata familjare.

Gashi në “luftë” me Vettingun

Vendimin e KPK, Gashi e e ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Aeplimit.

Por, sipas KPK, sjellja e subjektit të rivlerësimit nuk ka qenë bashkëpunuese me Komisionin, pasi është vërejtur një qasje për të zvarritur procesin e rivlerësimit, nëpërmjet paraqitjes së një numri të lartë kërkesash, shpesh të përsëritura dhe të pabazuara në ligj dhe fakte.

Në seancën e fundit të datës 18 mars 2019 Kolegji i Posaçëm i Apelimit shqyrtoi në dhomë këshillimi  çështjën me numër regjistri (JR) 20/2018, datë 17.10.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 48, datë 25.07.2018 dhe vendosi zhvillimin e gjykimit të kësaj çështje në seancë gjyqësore publike me praninë e palëve, në datën 04.04.2019.

Në të njëjtën seancë, bazuar në nenin 51, pika 1, germa “a” e ligjit nr.49/2012 për “Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Luan Daci relator, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, mori vendimin e ndërmjetëm për shqyrtimin e çështjes në seancë publike për dëgjimin e subjektit të rivlerësimit, lidhur me një gjetje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dërguar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me shkresë nr.321 prot., datë 14.03.2019 dhe të protokolluar me nr.357 prot., datë 15.03.2019.(CNA.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DASËM NË HORIZONT ME REGJISORIN? Arbana Osmani na befasoi me postimin e fundit (FOTO)
Previous article NIS ZYRTARISHT GARA/ Një SHQIPTAR kandidat për President në Maqedoninë e Veriut

F.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT