• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ROVENA GASHI dhe ADRIATIK LLALLA/ Java e mbrapshtë e çiftit të lumtur të Prokurorisë. Nga zbulimi i pronave, tek nisja e hetimeve
Home
Breaking News

ROVENA GASHI dhe ADRIATIK LLALLA/ Java e mbrapshtë e çiftit të lumtur të Prokurorisë. Nga zbulimi i pronave, tek nisja e hetimeve

18 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ka qenë ndoshta java më e keqe e jatës së tyre, kjo që sapo u mbyll, për Rovena Gashin dhe Adriatik Llallën, të njohur dikur si “çifti i lumtur” i Prokurorisë së Përgjithshme. Kanë qenë shtatë ditët që kanë vulosur fatin përfundimtar për të ardhmen e tyre profesionale dhe juridike.

Një fat që e kanë shkruar vetë përmes thënies së njohur popullore, se “po kalove 99 hunj, i 100-ti do të të ngulet pas” kur me sa po zbulohen çdo ditë, zullumet e tyre nuk paskan të sosur.

Zullume këto që e kanë bërë gjithë opinionin publik shqiptar që të shohin për herë të parë krejt të zbuluar, me fakte, prova, dokumenta, shkresa, foto, video dhe argumenta, dy zyrtarë të lartë të shtetit të tyre, që ta shfrytëzojnë postin dhe funksionet, siç tha një ish ministër drejtësie, për ti shërbyer vetëm krimit të organizuar dhe shefave politikë, thjeshtë dhe vetëm për pasurimin e tyre personal dhe të familjeve të tyre.

Ka qenë pikërisht ky opinion i qartësuar dhe i mbushur me mllef tashmë ndaj ish Kryeprokurorit të Republikës dhe ish Drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Dekriminalizimit, që e kanë detyruar edhe Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku që gjatë të parës intervistë televizive në detyrë gjatë kësaj jave, të pohonte se edhe ajo nuk mund të shprehte asnjë opinion tjetër për këtë çështje përveç atij që vetë publiku shqiptar mendon dhe ndjen për ta.

Për të gjithë ata që kanë qenë ndoshta jo shumë të vëmendshëm ndaj të gjitha detajeve, rikujtojmë në mënyrë telegrafike se çfarë ka ndodhur këtë javë me Rovena Gashin dhe Adriatik Llallën, për të kuptuar se përse kjo javë meriton të quhet java e tyre e mbrapshtë.

Të dielën e kaluar, më 11 mars në orën 18.00 mediat publikuan për herë të parë skandalin se Rovena Gashi i kishte fshehur vettingut, plot 16 prona të cilat u zbuluan pas një investigimi gazetaresk, nëpërmjet zbulimit në sistemin e OSHE (Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë) librezat dhe kontratat në emër të babait të saj, për prona të pahipotekuara dhe të paregjistruara.

Bëhet fjalë për një pallat në zonën më të shtrenjtë të plazhit të Durrësit, për 14 apartamente tek Shkëmbi i Kavajës dhe dy godina të mëdha për aktivitete biznesi në fushën e fasonerisë dhe tregëtisë së hidrosanitareve me shumicë dhe pakicë.

Më pas, të hënën deri të mërkurën mediat publikuan detaje të tjera rreth këtij superskandali, ku mësohet se Rovena Gashi dhe bashkëshorti i saj Prokuror gjithashtu, Dritan Gina vetëm 15 vjet më parë e kishin nisur karrierën me duar në xhepa, nisur nga deklarimet e tyre të pasurisë së asaj kohe, ndërsa tani zotërojnë pasuri të fshehura të cilat u llogaritën në shumat mbi 2 milionë euro, pa marë parasysh ato të deklaruarat.

Nga ana tjetër u mësua se ku e ka zanafillën ky pasurim i beftë dhe marramendës. E gjitha duket se datonte në momentin kur Adriatik Llalla i sapo zgjedhur Prokuror i Republikës vendos të marë pranë vetes për ta patur bashkëpunëtoren më të afërt gjatë 5 viteve në detyrë, Rovena Gashin. Sepse që në vitin e parë si Drejtoreshë në Prokurori ajo bëhet me shtëpi të re në Tiranë dhe Durrës, me makinë të re, i “falin” një shtëpi të tërë në kryeqytet dhe bashkëshortit të saj i “dhurojnë” 35 mijë euro.

Të enjten Kryeprokurorja Arta Marku la të kuptohet në intervistën e saj me Sokol Ballën në “Vizion+” se hetimet për këto skandale janë në prag.

Të nesërmen, pra të premten e javës që sapo u mbyll, pati dy zhvillime që e bënë atë të ishte “e premtja e zezë” e çiftit të lumtur të Prokurorisë.

Për Adriatik Llallën filluan zyrtarisht hetimet për pastrim parash nga një grup prokurorësh dhe për bashkëshortin e Rovena Gashit, Dritan Gina gjykata e Durrësit hodhi poshte kërkesën e tij kundër Arta Markut e cila e ka shkarkuar atë si Kryeprokuror të Qarkut të Elbasanit.

Të shtunën, u mësua se hetimi për Adriatik Llallën ka përfshirë edhe Rovena Gashin, pasi dyshohet se një pjese e pronave të padeklraura prej saj, janë të Adriatik Llallës.

Përgatiti: Alpenews.al  

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mimoza Kusari sfidon veten, këndon live në emision...(VIDEO)
Previous article Do digjeni...Rike Roçi rikthehet më e zjarrtë se kurrë ....(FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT