Këngëtarja Ronela Hajati ka qënë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko Kush Luan”.
Siç dihet tashmë ky është një emsion ku bëhen lojra të ndryshme dhe për të fituar pikë Ronela është vënë përpara një zgjedhjeje. Me cilin nga këta meshkuj do martoheshe është pyetur ajo ndërkohë që në ekran janë shfaqur dy artistë, Stine dhe Young Zerka.
Ajo është përfolur shumë për një lidhje të saj me Young Zerken edhe pse asnjeri prej tyre nuk e pranon diçka të tillë. Ndërsa Stine ka qënë i dashuri i këngëtares para shumë viteve.
Por Ronela nuk ka vonuar dhe ka dhënë përgjigjen e saj: “Zerkën, Zerkën nuk bëhet fjalë”.
Duket se këngëtarja tashmë nuk ka dyshime kur vjen puna tek kjo zgjedhje duke i dhënë një mesazh edhe Stines që e ka eliminuar kategorikisht si mundësi. /Blitz.al/