• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Ronaldo përkrahet moralisht nga dy motrat e tij: Je i përzgjedhuri i Zotit
Home
Futboll

Ronaldo përkrahet moralisht nga dy motrat e tij: Je i përzgjedhuri i Zotit

18 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment të lehtë. Golat e pakët në këtë sezon (16 në total, 4 në La Liga), zhgënjimi i përfolur nga premtimet që nuk janë mbajtur nga presidenti Perez mbi rritjen e rrogës dhe zërat që flasin për një dëshirë të tijën për t’u kthyer tek United janë fotografia e situatës në të cilën ndodhet “Topi i Artë”.

Kështu, në këtë moment vështirësie, familja e tij ka vendosur t’i shkojë në ndihmë. Motrat Katia dhe Elma kanë kërkuar ta ngushëllojnë në mënyrën e tyre në Instagram, duke i bërë thirrje që të rezistojë.

Ky ka qenë mesazhi i Katia-s: “Kur erdhe në Lisbonë në moshën 12 vjeç, i mbushur me lot dhe shpresa, thanë se ishe vetëm një tjetër djalosh nga Madeira. Në më pak se pesë vite ke luajtur me ekipin e parë të Sporting. Kur ke luajtur ndeshjet e para me ekipin e parë, kanë thënë se ishe vetëm një talent i ri dhe pak muaj më vone ke nënshkruar me United.

Kur shkove në Angli, thanë se ishe vetëm një premtim. Në gjashtë sezone ka realizuar 118 gola. Kur të mori Real Madrid, kanë thënë se ishe vetëm një emër për të shitur fanella. Nga 2009-a, ke shënuar 422 gola në 418 ndeshje dhe ke thyer çdo rekord që mund të thyeje me klubin. Kur ke marrë ‘Topin e Artë’ për herë të parë në 2008-ën, kanë thënë se do të ishte i fundit. Ke fituar katër të tjerë.

Kur u bëre kapiteni i Kombëtares, kanë thënë se ishe një tjetër kapiten pa karakter, pa cilësitë e duhura për të udhëhequr ekipin, në 2016-ën u bëre portugezi i parë që fitonte një Europian”.

Në fund, nuk kanë munguar edhe thumbimet ndaj atyre që kanë kritikuar yllin e Real Madrid: “Tani që nuk shënon më si një alien, thonë se je një futbollist në fundin e karrierës. Pothuajse i mbaruar. Mos u shqetëso, kur të fitosh trofeun e radhës ose të realizosh një tjetër gol vendimtar, do t’i shohësh të gjithë që shikojnë lart drejt teje. Kjo është ajo që mbetet nga këta njerëz të shkretë”.

Në të njëjtën vijë ka qenë edhe mesazhi i motrës Elma, e cila ka shkuar: “Dashuria e jetës sime, do t’i përgjigjesh të gjithëve në momentin e duhur. Zoti e di se ku, dhe në momentin e duhur do të shohim se kush ka rënë me të vërtetë. Je i përzgjedhur nga Zoti dhe të gjithë do ta shohin, do të jetë në krahun tënd deri në frymën e fundit. Je mbreti im, heroi im”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vajza e Rezarta Shkurtës bëhet blogere. Vetëm se dikë tjetër ka kopjuar mami Rezi (VIDEO)
Previous article Mekato e çmendur, ja sa do të kushtonin fituesit e Topit të Artë sot

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT