• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Ronaldo e quajti veten më të mirin në planet, reagimi i Diego Maradonës është epik
Home
Futboll

Ronaldo e quajti veten më të mirin në planet, reagimi i Diego Maradonës është epik

15 December, 2017 F.autor Futboll, Sport

Nuk ishte befasi këtë vit, që Cristiano Ronaldo mori për herë të pestë “Topin e Artë” në Paris. Superstari i Real Madridit është tani në të njëjtin nivel me Lionel Messin e Barcelonës në këtë drejtim, me “avantazhin” e argjentinasit duke përfunduar i dyti në renditje, pasi Neymar mori medaljen e bronztë. Të dy kanë ndarë 10 çmimet e fundit (“Topin e Artë”) mes tyre, me Kaka, lojtarin e fundit që e ka thyer “duopolin” në vitin 2007.

Si të tillë, shumë vlerësojnë Ronaldon, ashtu si edhe Messin, dy lojtarët më të mirë të planetit, megjithëse shumë tifozë nuk janë dakord për këtë renditje që duhet të vendoset. Pasi mori për herë të pestë “Topin e Artë”, gjatë fjalës përshëndetëse, Ronaldo i njoftoi botës se “beson se është futbollisti më i mirë që ka luajtur ndonjëherë”.

Ai ka disa dëshmi për ta mbështetur këtë pretendim. Por, ka shumë argumente kundër pretendimit të tij dhe një prej tyre vjen nga një tjetër ikonë argjentinase; Diego Maradona. Kur u pyet në një intervistë me “AS” rreth deklaratës së CR7, ai pati një përgjigje mjaft epike.

Përgjigja e shkëlqyer e Maradonës

Diego Maradona: “Thuaji atij të ndalojë së foluri pa kuptim (buzëqesh)”.

Intervistuesi: “Nëse Cristiano është më i miri në histori, çfarë të bën kjo?”

Maradona: “Kjo është arsyeja pse unë thashë të ndalet së foluri pa kuptim”.

Më pas, Maradona vazhdoi të diskutonte për “Topin e Artë” si tërësi dhe dha një pasqyrë shumë interesante.

Intervistuesi: “Çfarë mendoni për “Topin e Artë”, si një çmim?”

Maradona: “Bufff… Si një trofe… Është shumë e vështirë për të dhënë vetëm një “Top të Artë” për një lojtar, sepse duke ia dhënë një Cristianos dhe Messit… është bërë e mërzitshme tani”.

Intervistuesi: “A nuk është askush tjetër në elitë që e meriton?”

Maradona: “Ndoshta Cavani, Mbappé, Ibrahimovic, por unë nuk e di”.

Intervistuesi: “Kthehuni në ditët tuaja, lojtarët joeuropianë nuk mundën të fitojnë “Topin e Artë”…

Maradona: “Jo, jo…, do të kisha fituar më shumë se Cristiano dhe Messi”.

Në realitet, ka shumë pak gjasa që një lojtar tjetër, përveç Ronaldos, apo Messit, ta fitojë çmimin, me brazilianin Neymar ndoshta i vetmi person i afërt me duetin. Pra, Maradona nuk u pajtua me pretendimin e Cristiano Ronaldos, se ai ishte më i miri ndonjëherë, ndërkohë që vuri në dukje se futbolli ishte më i vështirë në ditët e tij:

“Më e miri? Për mua… Nga ajo që pashë prej tyre, Alfredo Di Stéfano, Cruyff… dhe Messi, por mund të jetë edhe Cristiano. Çfarë i mungon Messit për të qenë Maradona? Ajo nuk mund të blihet, është brenda jush dhe vjen si standard. Messi nuk do të jetë në gjendje të ulë 20 lojtarë, të bisedojë me ta dhe t’i motivojë ata, ashtu si unë. Ronaldo? Ai është i mrekullueshëm. Më pëlqen definicioni i tij. Një tjetër gjë që më pëlqen në lidhje me Cristiano Ronaldon është se, kur ekipi ka nevojë për të, ai jep gjithçka. Nuk ka pasur shumë lojtarë që nga Cruyff me atë cilësi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Pamje të frikshme në aeroport, policia qëllon të dyshuarin pasi ai...
Previous article VIDEO/ Dalin pamjet e masakrës së Lushnjës, si u ekzekutuan dy të rinjtë

F.autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT