• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ROMA I THOTË MJAFT”/ Rrugët me mbeturina, qytetarët protestojnë për rrëzimin e kryebashkiakes Virginia Raggi
Home
Nderkombetare

“ROMA I THOTË MJAFT”/ Rrugët me mbeturina, qytetarët protestojnë për rrëzimin e kryebashkiakes Virginia Raggi

28 October, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Virginia Raggi, kryebashkiakja e Romës është vënë në shënjestër të protestave të qytetarëve të Romës. Ata e akuzojnë për inefiçencë në detyrë, duke mos përmirësuar shumë aspekte sociale si rrugët e dëmtuara të kryeqytetit dhe mënyra e menaxhimit të mbledhjes së mbeturinave. Probleme të tjera me të cilat përballet kryeqendra italiane janë minjtë dhe derrat e egër që kanë pushtuar rrugët, por edhe shërbimet skandaloze të transportit, pasi vetëm këtë vit plot 20 autobusë janë raportuar të kenë marrë flakë.

Infrastruktura e rënduar me gropa, rrugët e dëmtuara dhe ndotja mjedisore nga mungesa e menaxhimit të mbledhjes së mbeturinave, ka nxjerrë në një protestë qytetare me mijëra italianë në Romë. Të mbledhur përpara bashkisë së Romës ata kanë hedhur akuza ndaj titullares së këtij institucioni Virginia Raggi se ka dështuar të përmirësojë këtë cështje sociale që vuajnë banorët kryeqytetas. Probleme të tjera me të cilat përballet kryeqendra italiane janë minjtë dhe derrat e egër që kanë pushtuar rrugët, por edhe shërbimet skandaloze të transportit, pasi vetëm këtë vit plot 20 autobusë janë raportuar të kenë marrë flakë.

Protesta erdhi pas indinjimit nga rrëzimi i një shkalle elektrike në një prej stacioneve kryesore të metrosë në kryeqytetin italian, që shkaktoi lëndimin e mbi 20 personave në fillim të javës. Shumë prej tyre ishin fansa rusë të CSKA-së së Moskës, që kishin ardhur në Itali për të ndjekur ekipin e tyre për ndeshjen e Champions League ndaj verdhekuqve të Romës. Kryebashkiakja e parë femër e Romës, ndërkohë, shprehet se po bën përparime në përballjen me problemet e qytetit, por thotë se kërkon më shumë kohë për të kryer detyrën. Megjithatë, kritikët thonë se gjërat sa vijnë e përkeqësohen. Raggi mori detyrën e kryebashkiakes pas disa skandaleve korrupsioni që prishën imazhin publik të partive tradicionale, por tashmë edhe ajo vet po përballet me gjyqin, me akuzën e shpërdorimit të pushtetit për një të emëruar në administratën e saj.

Një vendim për këtë pritet më 10 nëntor, e nëse shpallet fajtore Raggi ka thënë se do të dorëhiqet, gjë që do të çonte në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Raggi mori drejtimin e Romës në vitin 2016 nën siglën e “Lëvizjes 5 yjet”, e cila formoi një qeveri kombëtare koalicioni në fillim të këtij viti me “Lega Nord”-in. Por, popullariteti i saj ka rënë ndjeshëm, që kur dështoi të adresonte çështjen e borxheve të qytetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Arrestohet ekstremisti grek, 35-vjeçari Kostandinos Kaçifa
Previous article "VICHAI"/ Autori i përrallës më të bukur në historinë e futbollit (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë Botë

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat Botë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT