• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ROLI I DY ISH-POLICËVE/ Si u zbulua tentativa e ndërrimit 2.5 ton drogë me palete (EMRAT)
Home
Breaking News

ROLI I DY ISH-POLICËVE/ Si u zbulua tentativa e ndërrimit 2.5 ton drogë me palete (EMRAT)

3 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Përpjekjet për të ndërruar trajlerin me 2.5 tonë kanabis me atë me palete nxorën zbuluar trafikantët shqiptarë në Ankona.

Në Gjykatën për Krime të Rënda është duke u zhvilluar procesi për grupin e dytë, që sipas Prokurorisë është përgjegjës për trafikimin e 2.5 tonëve drogë nga Porti i Durrësit me destinacion Gjermaninë, ndërsa i pandehur është marrë edhe ish-nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj.

 

Ngjarja ka ndodhur në shkurt të 2017-ës, ndërsa në atë kohë u bë një “furtunë” në Doganë, ku u arrestuan shumë punonjës të saj, të cilët aktualisht janë duke u gjykuar në një proces tjetër paralel, për “Shpërdorim detyre” në kuadër të grupit të strukturuar. Në grupin e dytë, që siç duket kanë qenë edhe personat më aktivë që janë marrë me organizimin e rastit të trafikut, bëjnë pjesë 9 të pandehur, 5 prej të cilëve janë në arrati dhe procesi ndaj tyre është ndarë.

Konkretisht, Emiljano Cili, Artur Riza, Harmejlindo Tufa, Juri Bedinaj dhe Adjel Caushaj nuk janë vënë në pranga nga Policia, ndërsa për ta ka një urdhërarresti nga Krimet e Rënda. Ndërkohë, për nënkomisarin Festim Lelaj, Arbi Mustafën, Skënder Siqecën dhe Sokol Hamzallarin, Gjykata ka nisur gjykimin, ndërsa nuk pranoi gjykimin e shkurtuar për 3 prej tyre.

Në seancën e zhvilluar te Krimet, pati diskutime në lidhje me kërkesën e tre të pandehurve, Mustafës, Siceqës dhe Hamzallarit, të cilët kërkuan të përfitonin nga e drejta e gjykimit të shkurtuar, prej të cilit do të fitonin ulje të dënimit në rast të shpalljes fajtorë. Sipas kërkesës për gjykim, zbulohet se pas kalimit të trajlerit me kanabis nga Porti i Durrësit për në Ankona, ku edhe u bllokua për mungesë të dokumenteve, dy prej të bashkëpandehurve, Emiljano Çili dhe Artur Rizaj, janë takuar në Ankona, ku kanë munduar të zhbllokojnë trajlerin, por nuk kanë mundur të realizojnë qëllimin e tyre.

Pas kësaj, ata kanë kërkuar nga pjesëtarë të tjerë të grupit, të cilët ishin në Shqipëri, porositjen e një tjetër trajleri me palete, i cili do të shkonte në Ankona dhe aty, ata do të bënin zëvendësimin me atë të ngarkuar me kanabis. Zëvendësimin e trajlerave e bëri shoferi i arrestuar në Itali, Dhimo Koraj, ndërsa trajnerin me palete në Portin e Durrësit e ka çuar shoferi Demo Progonati.

Ndërkohë, po sipas kërkesës për gjykim, autoritete italiane i kanë vënë re veprimet e dyshimta të tyre dhe pasi shoferi Dhimo Koraj ka bërë ndryshimin e trajlerit duke marrë atë me kanabis, është ndjekur dhe vënë në pranga nga autoritetet italiane, të cilat kanë sekuestruar edhe sasinë prej 2.5 tonë kanabis sativa. Në kërkesën për gjykim, vihet në dukje se pas kapjes së lëndës narkotike, anëtarë të grupit kriminal kanë rrëmbyer Aurel Lazajn, i cili tashmë është në cilësinë e bashkëpunëtor i drejtësisë, duke e mbajtur atë në një banesë në Fushë-Krujë. Sipas Prokurorisë, ata kishin dyshime se Lazaj i kishte bërë ndonjë hile me drogën. Lazaj ka dhënë dëshminë e tij për prokurorët, ndërsa ka treguar sesi funksiononte grupi kriminal.

ROLI I POLICEVE

Sipas Prokurorisë, nënkomisari Festim Lelaj dyshohet se siguronte mosprekjen e drogës nga aksionet e Policisë. Ndërsa Euron Hoti, me identitet tjetër, kishte siguruar dy kamionë me lëndë drusore me qëllim transportin drejt Gjermanisë, aty ku ishte dhe destinacioni përfundimtar i drogës. Pritësi i lëndës narkotike ishte pikërisht Hoti, i cili mbante edhe një emër tjetër, atë të Artan Abasit.

Shofer i kamionit ishte Dhimo Koraj, i cili u arrestua në Itali pasi kamioni me drogë doli nga Porti i Ankonës. Ndërkohë, dy efektivët Rolet e të arrestuarve Prokuroria zbardh rolin e ish-policit dhe trafikantëve e Policisë në Portin e Durrësit, Agron Kapllanaj e Gëzim Dervishi, si dhe dy doganierët Altin Katundi dhe Mikail Hila, dyshohet se kanë neglizhuar me detyrën duke lejuar kalimin e drogës, por sipas Prokurorisë, këto veprime janë kryer me dashje.

Ndërkohë, nga personat që janë duke u gjykuar, Skënder Siqeca dhe Sokol Hamzallari, akuzohen nga Prokuroria vetëm për falsifikim dokumentesh, ndërsa nënkomisari Festim Lelaj dhe Arbi Mustafa për “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JANË APO JO BASHKË? Zayn i shpreh dashurinë Gigi-t, por pendohet dhe e fshin komentin
Previous article NJË “LOVE YOU” NË SAMITIN E DIASPORËS PËR RAMËN/ Zbulohet brunia simpatike që i tha... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon Aktualitet

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë Aktualitet

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT