• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rojet në gjumë/ Dy grabitësit rrëmbejnë kasafortën e firmës së inerteve. Marrin 1.5 milionë dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

Rojet në gjumë/ Dy grabitësit rrëmbejnë kasafortën e firmës së inerteve. Marrin 1.5 milionë dhe…

26 February, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Kasaforta e një firme inertesh është grabitur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar në zonën e Selitës në Tiranë.

Autorët, dy persona të maskuar, kanë arritur të hapin me forcë kasafortën, duke marrë nga aty rreth 1.5 milionë lekë të rinj. Ndërsa një natë më parë një tjetër magazinë ishte vjedhur në zonën e Vorës.

Bëhet fjalë për magazinën e Bashkisë Vorë, ku autorët kanë arritur të marrin vetëm disa vegla pune. Në të dy rastet rojet nuk kanë arritur të shohin autorët e ngjarjeve, pasi kanë qenë në gjumë në momentin kur ka ndodhur.

Policia tha se ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të vjedhjeve. Ndërsa paraprakisht po verifikohen kamerat e sigurisë të dy objekteve që janë thyer.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtët persona që mund të kenë kryer të dy vjedhjet, apo janë persona të ndryshëm, pasi në të dy rastet kamerat kanë fiksuar persona të maskuar dhe nuk u shquhet fytyra.

VJEDHJET

Mëngjesin e së shtunës, administratori i një kompanie inertesh, shtetasi me iniciale B.N., 42 vjeç, ka bërë kallëzim në Komisariatin nr.6, për një vjedhje të ndodhur në ambientet e magazinës së shoqërisë së tij.

Burime nga Policia thanë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sabaudin Gabrani”, gjatë natës, duke gdhirë dita e shtunë. Autorët, që dyshohet të kenë qenë dy persona, kanë arritur të thyejnë drynin e portës kryesore të magazinës dhe janë futur brenda pa u diktuar nga roja. Më pas kanë hapur me forcë kasafortë, që sipas administratorit ka pasur para dhe disa dokumente.

Nga verifikimet që ai vetë ka kryer, ka rezultuar se autorët kanë vjedhur shumën e parave, rreth 1.5 milionë lekë të rinj. Ndërsa një natë më parë, përfaqësues të Bashkisë së Vorës, kanë bërë kallëzim për vjedhjen e ndodhur në magazinën e këtij institucioni. Edhe në këtë rast autorët kanë thyer derën e jashtme të magazinës, por kanë arritur të marrin vetëm disa vegla pune, pasi nuk kishte sende të tjera me vlerë.

Kallëzimi për këtë ngjarje është bërë në Komisariatin e Vorës dhe oficerët e Hetimit të Krimeve kanë nisur menjëherë hetimet për identifikimin e autorëve. Burime nga Policia thanë se deri tani ende nuk ka persona të ndaluar për asnjërën nga ngjarjet, por po punohet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEDRI ISLAMI/ 280 dosjet e pluhurosura
Previous article FLOGERT MUÇA/ Deti ‘në gojën e ujqërve’ Berisha-Meta

F.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI MBRËMË NË SARANDË? MISTERET e një atentati, kush është shënjestra Thimjo Rubati, e kaluara në Greqi dhe lirimi nga burgu... Aktualitet

ÇFARË NDODHI MBRËMË NË SARANDË? MISTERET e një atentati, kush është shënjestra Thimjo Rubati, e kaluara në Greqi dhe lirimi nga burgu...

DETAJET E REJA/ Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses në Korçë, vihet në pranga 37-vjeçari Aktualitet

DETAJET E REJA/ Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses në Korçë, vihet në pranga 37-vjeçari

KTHJELLIME DHE MASA AJRORE TË NXEHTA/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

KTHJELLIME DHE MASA AJRORE TË NXEHTA/ Parashikimi i motit për sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT