• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ROJA RA NGA KATI I 15 DHE HUMBI JETËN/ Arrestohet pronari i pallatit në Sarandë
Home
Aktualitet
Kronikë

ROJA RA NGA KATI I 15 DHE HUMBI JETËN/ Arrestohet pronari i pallatit në Sarandë

31 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi paradite në qytetin e Sarandës, ku Hasan Imeri, 63-vjeç, i cili punonte roje, është rrëzuar nga kati i 15-të dhe ka rënë në katin e 14-të dhe për pasojë ndërroi jetë në vend.

Që dje policia shoqëroi pronarin e pallatit ku 63-vjeçari punonte ndërsa sot njofton se i ka komunikuar arrestin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit M. R., 47 vjeç, banues në Sarandë (administrator i pallatit) dhe A. R., 60 vjeç, banues në Tiranë (pronar i pallatit), pasi paraditen e djeshme, në lagjen nr.2, Sarandë, në një pallat 15-katësh, është rrëzuar nga lartësia, duke punuar shtetasi H. M, 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia e Vlorës.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se specialistët 2 persona janë arrestuar për dhunë në familje.

“Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin B. M., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, ish kunatën e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. T., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëjetuesen e tij”, thuhet një njoftimin e policisë Vlorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKREPAT SHKOJNË 60 MINUTA PAS/ Nga sot nis ora dimërore në pjesën më të madhe të kontinentit
Previous article DIGJET NJË MAKINË NË OBORRIN E SHTËPISË NË ELBASAN/ Ja DYSHIMET e para

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo Aktualitet

ZJARR I MADH NË NOVOSELË/ Flakët pushtojnë pyllin me pisha në Pishporo

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT