Zbulohen detaje tronditëse të rojës që i dha fund jetës tragjikisht në ish uzinën e rafinerisë së naftës në Cërrik.
Burime për Fax News bënë me dije se 44 vjecari i kishte vënë të gjitha lekët që dispononte lloto por humbja e Belgjikës me Francën ka bërë që ti humbasë kursimet e familjes. I ngarkuar psikologjikisht teksa ka shkuar ne punë ka shfrytëzuar momentin që ka qenë vetëm dhe është hedhur nga objekti. Mësohet se ai ka lënë edhe një letër ku i kërkonte ndjese familjes për cka kishte berë. Policia vijon hetimet për te zbardhur te plote ngjarjen ndërsa te paret që janë pyetur kane qenë familjaret.
Babai i dy femijeve Arens Tabaku nga Cerriku i ka dhëne fund jetes duke u hedhur ne objektin ku punonte. 44 vjeçari ishte roje e godinës së ish uzinës së naftës në Cërrik dhe mësohet se nga aty i ka dhënë fund jetës. Paraprakisht dyshohet se shkaqet e vetëflijimit lidhen me gjendjen depresive që po kalonte prej disa kohësh.


