• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ROBT E SHTËPIVE TONA JANË…”/ Rama i përgjigjet protestuesve që shënjestruan familjen e tij dhe i fton në përballje publike
Home
Politikë

“ROBT E SHTËPIVE TONA JANË…”/ Rama i përgjigjet protestuesve që shënjestruan familjen e tij dhe i fton në përballje publike

2 June, 2026 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet për çështjen e Zvërnecit. Përmes një mesazhi të shoqëruar me pamje nga tubimi, kreu i qeverisë i ka bërë një ftesë të hapur protestuesve për një bashkëbisedim publik me një përfaqësi prej jo më shumë se 20 personash, për të diskutuar mbi transparencën, investimet e huaja dhe mbrojtjen e natyrës.

Megjithatë, Rama nuk ka kursyer ironinë ndaj thirrjeve të përdorura në protestë, duke u shprehur se çështjet familjare duhet të mbeten private, ndërsa ka theksuar se mbetet i vendosur në rrugëtimin e tij politik drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

“Çuna!

Unë sinqerisht ju pëlqej vërtetë, sidomos ata ndër ju që votojnë për mua – ka plot aty jashtë këtij korit udhëheqës – dhe mbi të gjitha, sepse të paktën jeni më të freskët se sa mbeturinat politike që më vijnë poshtë dritares tash 13 vjet, por nëse ky është vizioni juaj për mbrojtjen e natyrës dhe për “Shqipërinë e Shqiptarëve”, ju uroj sinqerisht shumë fat në të ardhmen, sepse do t’ju duhet.

Deri atëherë, mua këtu më keni, gjithmonë gati për t’ju dëgjuar, nëse doni të flasim për Zvërnecin, për arrogancën, për dhunën, për mosinformimin, për transparencën, për pronat, për investimet e huaja, për natyrën, flamingot, shqiponjat, apo për çdo çështje tjetër me interes publik.

Sepse robt e shtëpive tona janë interes privat dhe të tillë duhet të mbeten them unë apo jo?

Po që kjo imja të mos mbetet thjesht si një “larje goje” në mexhelis apo largqoftë te merret si tallje me ju, mblidhuni, jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum, ulemi në një bashkëbisedim publik, ku të doni dhe kur të doni.

Nëse doni, natyrisht.

Se po nuk deshët, prapë i kemi punët tona te ndara: ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë, me votën e shqiptarëve, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, ka shkruar Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA E TRETË E PROTESTËS NË TIRANË/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” te Ministria e Brendshme dhe Kryeministria
Previous article SHQIPËRI-KOSOVË/ Polici e përbashkët në rrugë gjatë verës 2026! Nënshkruhet marrëveshja për sigurinë rrugore dhe menaxhimin e fluksit turistik

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT PARA KUVENDIT/ Personalizojnë vezët me emrat e deputetëve dhe ndryshojnë strategji, policia ‘gardh’ para institucionit Aktualitet

PROTESTUESIT PARA KUVENDIT/ Personalizojnë vezët me emrat e deputetëve dhe ndryshojnë strategji, policia ‘gardh’ para institucionit

DO SHISTE TRITOL E GRANATA/ Arrestohet 52-vjeçari në Tiranë! VIDEO kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat Aktualitet

DO SHISTE TRITOL E GRANATA/ Arrestohet 52-vjeçari në Tiranë! VIDEO kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc Breaking News

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT