• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ROBOTËT NË INDUSTRINË E NDËRTIMIT/ Njihuni me “anëtarin” e ri të punës në ndërtimin e një shkolle
Home
Teknologji

ROBOTËT NË INDUSTRINË E NDËRTIMIT/ Njihuni me “anëtarin” e ri të punës në ndërtimin e një shkolle

28 August, 2018 k.autor Teknologji

Të kesh robotë për të bërë pjesët e vështira dhe të lodhshme të punës, është një ëndërr që po bëhet realitet në biznesin e ndërtimit. Zhvilluesit e teknologjisë së automatizimit thonë se robotika po e transformon industrinë, duke e bërë atë më të sigurt dhe duke i ndihmuar kompanitë të marrin më shumë projekte dhe t’i përfundojnë ato më shpejt.

Ndërtimi është një nga industritë ku kërkohen gjithnjë punëtorë të kualifikuar. Këtu, një anëtar i ri po i bashkohet ekipit të punës për shtrimin e tullave në ndërtimin e një shkolle të re.

Është SAM, shkurt për “Semi-Automated Mason”, një robot i krijuar nga kompania me qendër në Nju Jork, “Construction Robotics”.

SAM mund të vendosë rreth 3.000 tulla në ditë – disa herë më shumë se sa një murator i zakonshëm.

“Shtysa për krijimin e këtij roboti ishte dëshira për të zbuluar teknologji që do të më lejonin të bëja më shumë vëllim pune dhe të plotësoja kërkesat e klientëve të mi, duke bërë më shumë punë për përballimin e tyre”, thotë Todd Berich, president i kompanisë Berich Masonry.

Ish inxhinieri i kompanisë Google, Noah Ready-Campbell, është themelues i kompanisë së re “Built Robotics”, e cila po krijon teknologji për makinat e rënda të ndërtimit, pa shofer.

“Ka projekte me vlerë 1 trilion dollarë për rrugët, urat, shkollat dhe çdo gjë tjetër që duhet të ndërtohet, apo mirëmbahet dhe rinovohet. Por frenuesi më i madh për t’i bërë të gjitha këto është kostoja. Pra, në se shkurtojmë koston e gërmimeve, nivelimit dhe përgatitjes, atëherë mund të realizojmë më shumë punë për projekte që ka nevojë vendi ynë”, thotë Noah Ready-Campbell, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Built Robotics”.

Dronet janë gjithashtu pjesë e kësaj vale të automatizimit. Ky avion mund të inspektojë një zonë prej 36 hektarësh në 25 minuta – një punë, që merr një ditë të tërë, po të bëhet me një sistem lazer të montuar në kamion.

Ai është krijuar nga “Kespry”, një kompani në Silicon Valley, që konverton të dhënat e vëzhgimit në harta të hollësishme 3 dimensionale.

“Pra, përparësia është tek piketimi që është jo vetëm më i sigurt dhe më i shpejtë, por të jep më shumë të dhëna, dhjetë deri në 100 herë më shumë të dhëna, së bashku me faktin që ke një dron që fluturon vetë për të mbledhur gjithë të dhënat”, thotë George Mathew, drejtor ekzekutiv i kompanisë Kespry.

Por automatizimi nuk do t’i lerë njerëzit me domosdo pa punë.

“Ne kemi nevojë për të gjithë robotët që mund të marrim, plus të gjithë punëtorët që punojnë për të patur rritje ekonomike. Por, ajo që do të ndodhë, është se ndërsa makinat fillojnë të bëjnë një pjesë të punës që kanë bërë njerëzit, këta duhet të bëjnë punë të tjera, që do të thotë, se do të jetë i nevojshëm ritrajnimi”, thotë Michael Chui, i Institutit “McKinsey Global”.

Automatizimi po riorganizon industrinë e ndërtimit, duke përcaktuar një peizazh të ri, ku njerëzit dhe robotët punojnë së bashku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Roboti i merr jetën shqiptarit. 44 vjeçari u aksidentua teksa po drejtonte...
Previous article Ekzekutimi i tij do të hyjë në histori/Ja 14 minutat e mistershme me të dënuarin për vdekje (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT