Me golin e shënuar sonte kundër Borussia Dortmund, Arjen Robben është bërë futbollisti më i suksesshëm holandez në Bundesligë si dhe futbollisti i huaj me më së shumti gola për Bayern Munich.
Sulmuesi 33-vjeçar i Bayern Munich shënoi kundër rivalit Dortmund golin e tij të 93-të në ligën gjermane. Me këtë, ai e ka kaluar bashkëvendësin Willy Lippens, i cili kishte shënuar 92 gola gjatë karrierës së tij në Bundesligë për skuadrat Rot-Weiss Essen and Borussia Dortmund, transmeton Express.
Me 93 gola në total, Robben e ka kaluar Giovane Elber si golashënuesi më i mirë i huaj i Bayern Munich në Bundesligë.


