• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RIZGJOHEN FANTAZMAT E SË SHKUARËS NË LUSHNJE”/ Ekzekutimet e kundërshtarëve me tritol dhe me breshëri automatiku
Home
Breaking News

“RIZGJOHEN FANTAZMAT E SË SHKUARËS NË LUSHNJE”/ Ekzekutimet e kundërshtarëve me tritol dhe me breshëri automatiku

25 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News

Ngjarja e mbrëmshme ku mbeti i plagosur Sajmir Taullau tronditi sërish qytetin eLushnjes i cili cilësohej si hambari i Shqipërisë përsa i përket bujqësisë. Mbrëmë në këtë qytet u hapën plagë të vjetra të cilat e kanë zanafillën qysh në vitin 1997.

Edhe pse kanë kaluar  21 vite nga krijimi i Bandës së Lushnjes përsëri  hasmëritë në atë qytetet, vijojnë të jenë prezent. Historiku i përplasjeve mes dy grupeve rivale, ai i Aldo Bares dhe Artur Dajës. Ku këtij të fundit i prenë kokën dhe ia ekspozuan në qytet.

Çfarë ndodhi dje: 

Një ndër personat më të njohur të botës së krimit në Lushnjë, mbeti i plagosur në kokë, gjatë një atentati mbrëmjen e së shtunës. Sajmir Taullau 47 vjeç u plagos nga persona ende të paidentifikuar, rreth ores 19.00 të së shtunës, në vendin e quajtur Rotondo e Plugut, ku Taullau ka dhe biznesin e tij, një autogrill.

Sajmir Tallau ishte mik i Laert Haxhiut  i cili ekzekutoi nipin e Aldo Baros, dhe ka qenë personi i cili e ka ndimuar të mos arrestohet.

Historiku i bandës së Lushnjes:

Banda kriminale famëkeqe e qytetit të Lushnjes e cila kishte si kryetar të saj Alfred Shkurtin, i njohur ndryshe si Aldo Bare e kishte pikun e saj të gjatë viteve 1997 dhe 1998.

Gjatë pretences së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kundërshtari kryesor i Aldo Bares ishte Artur Daja dhe konflikti kishte nisur nga vitit 1996.

Vrasjet janë të shumta të realizuara nga “Banda e Lushnjes” si prerja e kokës e deri te ekzekutimi i kundërshtarëve me tritol dhe me breshëri automatiku.
Vetëm një vit më vonë, konkretisht në korrik ‘97 në qytetin e Lushnjes u vra Ramadan Shkurti, vëllai i të pandehurit Alfred Shkurti.

Aldo Bare, së bashku me viktimën dhe Enver e Bardhyl Rabija ishin nisur në drejtim të lokalit ku ndodhej Artur Daja. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vdekur shtetasi Genci Kashari, i cili ishte në verandën e lokalit ku ndodhej edhe shënjestra Artur Daja. Aldo Bare së bashku me shokun e tij Enver Rabija, u larguan nga vendi i ngjarjes. Por të plagosur kishin mbetur ne automjet Ramadan Shkurti dhe Bardhyl Rabija. Vetëm pak çaste më vonë Daja, edhe ky i plagosur i afrohet kundërshtarëve të tij dhe qëllon nga afër villain e Aldo Bares dhe mikun e tij të ngushtë Bardhyl Rabija.

Në këto rrethana, pas vrasjes së vellait të Aldo Bares, ky i fundit me qellim hakmarrrjen ndaj Artur Dajës, krijoi të ashtëquajturën “Bandë e Lushnjes”. Sipas organit të akuzës, anëtar ishin Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Borici dhe Enver Dondollaku.

Kalvari i vrasjeve vijoi. Objektivi ishte ekzekutimi dhe terrorizimi i të gjithë të familjarëve, të afërmve dhe miqve të Dajës. Kështu në 03 korrik të ‘97 në qytetin e Lushnjes u vra me armë zjarri shqiptaro-maqedonasi Xhevat Demiri, i cili ishte miku i Daja. Gjashtë muaj më vonë më 13 shkurt vritet Nimet Zeneli.

Por historia e vrasjeve të përgjakshme të cilët ishin kundërshtarë të Aldo Bares dhe miq të Artur Dajës vazhdon. Brenda muajit shkurt të ’98 vriten në rrugën Kolonjë–Bitaj të rrethit Lushnjë, Masar Aliu dhe personi që ishte rastësisht me të Idajet Beqiri. Më 18 korrik të 98’në vendin e quajtur “Kodrat e ullinjve” u vra me breshëri automatiku Luan Bilbili, i cili konsiderohej si shok i ngushtë iArtur Dajës.

Por objektivin kryesor Ado Bare do ta realizonte 3 muaj më vonë. Konkretisht më 21 tetor 1998 në fshatin Grabian të Lushnjes, pasi e kishin djegur trupin më herët të Artur Dajës i presin kokën, duke e ekspozuar në të gjithë qytetin e Lushnjes.
Gjithashtu, emri i Aldo Bares lidhet edhe me akte të tjera kriminale të ndodhura gjatë viteve 2000-2005. Ai akozohet për vendosjen e lëndës eksploziv me telekomandë në stadiumin e futbollit të qytetit të Lushnjës. Për vrasjen në vitin 2000 të inspektorit të Policisë Krimianle Klejdi Bano.

Gjithashtu Bare u akuzua në janar të vitit 2005 për ekzekutimin e Klodian Haxhiut, si edhe vrasjen e biznesmenit Baki Taullaut. Ndërkohë dyshohet edhe me vrasje të tjera që janë të pazbardhura si ekzekutimi i ish-kryetarit të SHIK-ut, të rrethit Lushnjë Bashkim Shkurti dhe për vrasjen e ish-nënkryetarit të Bashkisë së qytetit Lushnjë, Drago Voshtima, vrasje këto të kryera në vitin 1998.

Por duket se miqtë e tyre e vazhduan vrasjet, ku ekzekutuan nipin e Aldo Bares në mes të Lushnjes

Laert Haxhiu, 25 vjeç, dhe Orges Bilbili, 27 vjeç, të shpallur në kërkim për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, dyshohet se janë larguar tashmë jashtë territorit të Shqipërisë.

Në një kohë kur kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht, pasi mund të kenë përdorur dokumente false, nga ana tjetër konfirmohet se familjarët e tyre, të cilët jetojnë në një lagje në Lushnjë, po planifikojnë të largohen prej andej.

Një ndër personat më të njohur të botës së krimit në Lushnjë, mbeti i plagosur në kokë, gjatë një atentati mbrëmjen e së shtunës. Sajmir Taullau 47 vjeç u plagos nga persona ende të paidentifikuar, rreth ores 19.00 të së shtunës, në vendin e quajtur Rotondo e Plugut, ku Taullau ka dhe biznesin e tij, një autogrill.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E STRUKTURAVE/ Ristani i "bindur": Protestat kanë filluar. Jemi gati
Previous article ME BARK DHE GJOKS TË VARUR/ Ja thesi ku Robert Alia ka futur personazhet publiko-mediatik (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT