• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RIVLERËSIMI I PASURIVE/ Rama: Në shtator nis puna për referencat e reja! Në thelb është amnisti…
Home
Politikë

RIVLERËSIMI I PASURIVE/ Rama: Në shtator nis puna për referencat e reja! Në thelb është amnisti…

17 July, 2024 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama njoftoi përpara kryetarëve të bashkive, se do bëhen referencat e reja lidhur me rivlerësimin e pasurive. Rama e cilësoi këtë proces si një lloj amnistie pasi ka edhe kosto për buxhetin e shtetit, teksa ftoi krerët e bashkive të jenë pjesëmarrës aktiv në këtë proces në komunikim me qytetarët.

‘Ne kemi bërë këtë proces dy herë. Nuk është proces që bëhet rregullisht sepse në thelb kjo është një amnisti. Por ka një kosto për buxhetin, pasi në momentin që bëhet rivlerësimi shmanget tatimi 15% mbi shitjet në vijim. Duke qenë se e para rivlerësimi është bërë bazuar në faktin që nuk ishin referencat e reja sot me referencat mund t’iu japim të drejtë qytetarëve të kenë një shans të fundit. Është e rëndësishme të nisim punën për referencat e reja për qytetet e reja dhe jo vetëm për Tiranë. Vija bregdetar nuk është me çmime reference nga e shkuara.

E kemi nisur punën, dhe do konkludojmë brenda 40 ditëve të ardhshme, do rindërtojmë një proces që rivlerësim të jetë i hapur. Fund shtatori me fund shtatori. Rivlerësimi i parë është bërë me 1%, i fundit do jetë me 5%. Gjithë ju dhe bashkitë ku ka kërkesë të komunikoni me qytetarët që kjo është e fundit, nuk do ndodhi më. Mos e lënë këtë shans sepse do kenë barrë më të madhe më vonë. Buxheti i shtetit humbet një sasi të konsiderueshme por na intereson formalizimi i pasurisë në territor. Dhe qytetarët përfitojnë drejtpërdrejt dhe kjo është pozitive. Për këtë duhet të ndërmerrni një proces komunikimi’, tha kryeministri Edi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIHAPJA E HETIMEVE PËR "21 JANARIN"/ SPAK thërret bashkëshorten dhe xhaxhanë e Aleks Nikës
Previous article "JE I PAPËRGATITUR"/ Rama “batuta” me Pjerin Ndreun, i kujton policinë

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT