• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“RIVALIZOI LUZIM BASHËN PËR KRYETAR”/ Kush është “KANDIDATI”, që kërkon mandatin e PD në KQZ (EMRI)
Home
Ekskluzive

“RIVALIZOI LUZIM BASHËN PËR KRYETAR”/ Kush është “KANDIDATI”, që kërkon mandatin e PD në KQZ (EMRI)

17 April, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

 Vazhdojnë largimet nga radhët e Partisë Demokratike. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit, kandidati i PD-së në Qarkun e Tiranës, Erion Piciri.

 Ky i fundit ka garuar në zgjedhjet e shkuara me numrin 26 në listën e PD-së, në Tiranë, ndërkohë që më datë 15 ka paraqitur kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë mandatin e deputetit.

Erion Piciri ka qenë kandidat i vetë shpallur për zgjedhjet e brendshme në PD. Ai rivalizoi Lulzim Bashën në garën e fundit elektorale, por kandidatura e tij nuk u pranua për shkak se ai nuk ishte anëtar i Partisë Demokratike.

KUSH ESHTE KANDIDATI ERION PICIRI QË PRANOI TË MARRË MANDATIN E DEPUTETIT:

Erion Piciri (PhD) ka lindur me 3 mars 1973, ne Tirane. Ka jetuar, punuar dhe studiuar prej 18 vitesh ne Athine, Bukuresht dhe New York. Ai eshte lektor i lidershipit dhe komunikimit politik, drejtor-themelues i Institutit te Lidershipit, ne Tirane. Pergjate viteve eshte marre me mesimdhenie, drejtim dhe konsulence.

Background-i i tij akademik dhe profesional eshte pasuruar me nje eksperience tre vjecare ne SHBA, ku u diplomua ne Universitetin Fordham te New York-ut, Sh.B.A., ne Shkenca Politike – (Master of Arts) Zgjedhje dhe Manaxhim Fushatash si dhe ndoqi disa graduate courses ne Universitetin e Harvardit. Ne Mars 2011 (Washington D.C.), vleresohet me nje cmim nga Shoqata Amerikane e Keshilltareve Politike.

Me heret, pergjate viteve 2008 deri ne 2010, ai ka mbajtur detyren e Drejtuesit te Departamentit te Shkencave Politike & Administrative, si dhe zv. Rektorit per Politika dhe Zhvillim Institucional ne Albanian University. Ne vitet 2015-16 ai drejtoi Qendren per Lidership dhe Qeverisje Demokratike ne po kete universitet.

Ne vitin 2007 ka marre titullin e Doktorit te Shkencave ne Bukuresht, Rumani, me tezen: “The Decision-Making Process at the Level of Public Health Policy”. Nga viti 2003 deri me 2007 ka qene kerkues shkencor prane Departamentit te Menaxhmentit dhe Politikave te Shendetit Publik ne UMF “Carol Davila”, ne Bukuresht.

Me heret Erion Piciri, ka kryer studimet bachelor ne Shkenca Politike ne Bukuresht, ku eshte diplomuar gjithashtu ne studimet master ne Shkenca Administrative, Hapesira Publike Europiane, Komunikim Politik-Marketing Elektoral dhe Politik si dhe Studime mbi Sigurine. Ne formimin e tij akademik perfshihen edhe studime te tjera pasuniversitare ne te Drejte Nderkombetare, Menaxhim dhe Ekonomi. Ai ka publikuar ne rumanisht: Politikat Publike si dhe Imazhi i Institucioneve Publike. Ne proces perfundimi eshte libri ne shqip: Ndryshimi i mendesise dhe lidershipit.

Ne pervojen e tij mesimdhenese dhe trajnuese perfshihen Politikat e Krahasuara, Komunikimi Politik dhe Marketingu Institucional, Qeverisja, Fushatat Elektorale dhe Lidershipi Politik.

Erion Piciri eshte simpatizant dhe votues i Partise Demokratike nga viti 1990, antar i saj nga viti 2003, kontribues si keshilltar politik dhe elektoral ne periudha te ndryshme, trajnues lidershipi dhe fushatash i te rinjve te PD-se, pjese e listes per kandidate per deputete ne qarkun e Tiranes, ne vitin 2017.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRITET FIRMA DHE PREZANTIMI SI TRAJNER I KOMBËTARES/ Zbuloni prapaskenat se si De Biasi bindi Edy Rejan
Previous article KOMENTOI ELIMINIMIN E EKIPIT TË ZEMRËS/ Alex Ferguson lartëson: "Pleshti" vështirë të ndalet...

F.autor

Postime të ngjashme

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës Politikë

”EL PAÍS” i kushton një profil të veçantë Edi Ramës: Nga betejat politike te skulpturat në galeritë e Europës

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave! Politikë

REFERENDUMI PËR ZONAT E MBROJTURA/ KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

VRASJA E TURISTIT PORTUGEZ/ Policia kontrolle nga veriu në jug, kërkon pronarin e lokalit ku ndodhi krimi Aktualitet

VRASJA E TURISTIT PORTUGEZ/ Policia kontrolle nga veriu në jug, kërkon pronarin e lokalit ku ndodhi krimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT