• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“RIVALITETI PERSONAL I BIDEN ME PUTIN…”/ CNN zbardh ‘prapaskenat’ e deklaratave të forta të Presidentit amerikan nga Polonia
Home
Nderkombetare

“RIVALITETI PERSONAL I BIDEN ME PUTIN…”/ CNN zbardh ‘prapaskenat’ e deklaratave të forta të Presidentit amerikan nga Polonia

27 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Nderkombetare

Pothuajse në të njëjtin moment që Presidenti Joe Biden e quajti atë “kasap”, raketat e Vladimir Putin filluan të binin në Lviv, që ndodhet rreth 60 kilometra nga kufiri polak.

Flakët dhe tymi i zi u ngrit në ajër, e sulmet plagosën të paktën pesë persona, teksa goditjet në një depo karburanti vinin në qytetin që kishte qenë relativisht i qetë në perëndim të Ukrainës, që kur lufta ka përfshirë kombin ukrainas.

Objektivi vështirë se dukej i rastësishëm, shkruan CNN. Joe Biden ishte 250 milje larg, duke vizituar refugjatët ukrainas në mes të të ftohtit të ashpër në stadiumin kombëtar të Polonisë.

Kur u kthye në hotelin e tij, ndihmësit e informuan Bidenin për sulmet ruse në Lviv.

Disa orë më vonë, i shtyrë nga dhimbja dhe zemërimi, Biden hyri në oborrin e një kështjelle të vjetër polake për të deklaruar se Presidenti rus “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

Fjalët e fundit që Joe Biden do të thoshte në lëvizjen e tij të minutës së fundit në Evropë përfunduan të ishin më të rëndësishmet, që bënë jehonë gjerësisht ndërsa Air Force One u nis për në Uashington.

Fjalët e fundit të Biden lanë të befasuar ndihmësit e tij, shumë prej të cilëve kishin kaluar orë të tëra duke përmirësuar tekstin e një fjalimi që shihet si një moment domethënës për presidencën e Biden. Rreshti që tha Presidenti amerikan nuk ishte në atë që kishin shkruar keshilltaret e tij.

Teksa ndodheshin ende në kështjellën polake, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë lëshuan me nxitim një sqarim, për të thënë se Biden nuk po bënte thirrje për ndryshim regjimi në Rusi.

Por kjo deklaratë sqaruese erdhi pasi Kremlini kishte reaguar i fyer, duke thënë se sundimtari i Rusisë “nuk duhet të vendoset nga Joe Biden”.

Seria e ngjarjeve që ndodhën pasditen e së shtunës në Poloni e tendosën edhe më shumë atmosferën shumë të paqëndrueshme që përshkon Evropën ndërsa pushtimi rus i Ukrainës hyn në muajin e tij të dytë.

Agresioni i Putinit në territoret kufitare të Ukrainës u pasua nga një sugjerim i gabuar, nga Biden që rusët të gjenin një lider tjetër.

Pikëpamja e Biden për Putinin ndryshoi edhe më shumë gjatë muajit të kaluar, sipas zyrtarëve, dhe gjuha e tij është ‘mprehur’ në përshkrimin e presidentit rus si një “kriminel i pastër”, “diktator vrasës”, “kriminelit të luftës” dhe, pasi vizitoi refugjatët ukrainas në stadium, e quajti dhe një “kasap”.

Ndihmësit e tij kanë thënë se Biden ka shpresuar të shmangë Luftën e Ftohtë, dinamikën e Uashingtonit kundër Moskës që ai beson se dëshiron Putini.

Por në vend të kësaj, Biden u largua nga vizita në Evropë me një përplasje edhe më të drejtpërdrejtë me liderin rus, më shumë se kurrë.

Nëse ky ishte qëllimi i tij, eshte e paqartë, shkruan CNN. Sqarimi nga Shtëpia e Bardhë ishte të paktën i treti gjatë udhëtimit të Bidenit, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë u ndje i detyruar të sqaronte deklaratat e bëra nga Presidenti që dukeshin, befasuese.

Ndërsa po përshëndeste heroizmin e ukrainasve, Biden u tha trupave amerikane “do ta shihni kur të jeni atje”, edhe pse ai është zotuar se forcat amerikane nuk do të hyjnë drejtpërdrejt në konflikt.

Më pas, një zëdhënës tha se asgjë nuk kishte ndryshuar:

“Presidenti ka qenë i qartë se nuk do të dërgojmë trupa amerikane në Ukrainë.”

Dhe pasi Biden tha se do t’i përgjigjej “me të njëjtin lloj” përdorimit të armëve kimike nga Rusia në Ukrainë, këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan i siguroi gazetarët se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë ndërmend të përdorin armë kimike, në asnjë rrethanë”.

Biden ka një model të mirë-vendosur për të folur jashtë kontrollit, edhe pse ndoshta kurrë deri tani nuk kishte perdorur tone kaq të forta.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se para fjalimit të Bidenit, Presidenti kishte punuar me ngulm për të pasur nje gjuhe qe forcon bashkëpunimin midis homologëve të tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Momenti i dyshimtë që i dhuroi fitoren Spanjës ndaj Shqipërisë, shikoni pozicionin e Zhordi Albës te goli i dytë
Previous article LUFTA/ Ukraina: Rusët po përpiqen të rrethojnë forcat tona në lindje

s.autor

Postime të ngjashme

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE Aktualitet

ARRESTIMI I SHPËTIM ALIUT NË RUSI/ Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit Aktualitet

MBUSHI EVROPËN ME DROGË/ Arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT