• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RITMET E RRITJES VJETORE/ Buxhetit i mungojnë 65 mln euro në planin 7 mujor
Home
Ekonomi
Portret

RITMET E RRITJES VJETORE/ Buxhetit i mungojnë 65 mln euro në planin 7 mujor

27 August, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Aksioni në sektorin e turizmit nuk e ka ndihmuar buxhetin e shtetit të rrisë të ardhurat, teksa shihet se gjatë periudhës 7 mujore të arkëtimet janë 3.1 për qind më të ulta se plani fillestar ose 8.2 miliardë lekë (65 mln euro) me pak.

Nga tjetër ritmet e rritjes vjetore në krahasim janë ulur dukshëm në vetëm 2.9 për qind, përqindja më e ulët që nga viti 2013-ta.

Siç shihet nga të dhënat fiskale të Ministrisë së Financave kontribut negative kanë dhënë të ardhurat nga akcizat te cilat janë 6.8 për qind më të ulta se plani dhe gjithashtu 2% më të ulta se fakti i vitit të kaluar. Doganat kanë grumbulluar rreth 4 milionë euro më pak se vitin e kaluar nga akciza kryesisht për shkak të rënies së importeve të cigareve.

Të ardhurat nga TVSH-ja gjithashtu u grumbulluan 5.3 për qind më pak se plani. Aplikimi i tatimit në xhiron 2 milionë lekë duket se nuk ka arritur të formalizojë faturat e TVSH edhe në biznesin e madh ashtu siç priste qeveria. Rreth 4.6 miliardë lekë TVSH i mungojë planit, teksa rritja në raport me vitin e kaluar është vetëm 3.4%.

Gjithashtu të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin u grumbulluan në 19,9 miliardë lekë ose 5.3 për qind më pak se plani, teksa në raport me 7 mujorin e vitit të kaluar janë rritur me 3.3%.

Te ardhurat nga pushteti vendor patën ecuri pozitivë si në raport me planin e këtij viti, por edhe me faktin e vitit të kaluar. Arkëtimet ishin 4.3 për qind më të larta se 7-mujori 2017 dhe 16.2 për qind më të larta se plani i vitit.

Përformancën më pozitive në raport me faktin e vitit të kaluar e patën tatimi mbi të ardhurat personale dhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore, të cilat u rriten përkatësisht me 10 dhe 9%.

Përqendrimi i aksionit të tatimeve në punësimin gri dhe rritja e punësimit nga ana tjetër ka rritur me 9 për qind të ardhurat nga sigurimet, teksa të ardhurat nga TAP gjithashtu po ndikohen nga punësimi dhe përfundimi i rivlerësimit te banesave.

Nisur nga ecuria jo e mbare e të ardhurave fiskale qeveria shqiptare nëpërmjet një akti normative ka ulur planin e të ardhurave te këtij viti me rreth 4 miliardë lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 20 vjet hetime për krimin "më monstruoz" në historinë e Holandës/ Vrasësi i 11-vjeçarit Nicky Verstappen dhe pse është zhdukur
Previous article BUFFON TRADHËTON JUVEN/ Ndihem më i ri dhe i motivuar se kur luaja për "ZONJE VJETËR"

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT