Rita Ora po vazhdon që të jetë njëra nga këngëtaret më “In” të momentit në tërë botën. Ku ajo me tre këngët e saj po rangohet në maje të toplistave botërore.
Rita nuk ka të ndalur ajo pas “Addidas” dhe brendit italian të të brendshmëve “Tezenis” është bërë fytyra edhe e një kompanie të madhe. Ajo nga dje ka filluar partneritetin me gjigantin “Samsung” ku do të bëhet imazh i saj.
Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”. “Ckemi njerëz! Jam shumë e lumtur të lajmëroj që tani jam në partneritet me brendin e njohur “Samsung”. Aventura sapo ka filluar” ka shkruar Rita.
Ndërkaq ajo po vazhdon punën me projektet e reja të cilat do të dalin shumë shpejt në treg.