• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RISITË E BUXHETIT TË TIRANËS/ Nga linja e shpejtë e autobusëve, tek shkollat dhe ndriçimi LED
Home
Politikë

RISITË E BUXHETIT TË TIRANËS/ Nga linja e shpejtë e autobusëve, tek shkollat dhe ndriçimi LED

2 January, 2024 s.autor Politikë

Buxheti i bashkisë së Tiranës për 2024 është 33.4 miliard lek me një rritje prej 16% krahasuar me atë të vitit të kaluar. Ky buxhet do të jetë i fokusuar në zhvillimin e qytetit dhe rritjen ekonomike. Një ndër projektet do të jetë ai  për linjën e shpejtë të autobusëve me korsi të dedikuara dhe pa ndërprerje. Më konkretisht bëhet fjalë për 3 linjat: Unazën, Kombinat-Kinostudio dhe Tiranën e Re.

“3 linja të autobusit të shpejtë që sillet sikur të ishte një tramvaj me linjë të dedikuar për tre linjat më të përdorura nga qytetarët në Tiranë. Pra linjë e dedikuar që mund të aksesohet vetëm nga autobusi, ku nuk mund të futen apo të parkojnë makina. Kjo do të rrisë shpejtësinë, frekuencën e autobusëve. Një investim tek një sistem i mirë transporti, modern që do të jetë edhe 100% elektrik do të jetë një vlerë e shtuar për qytetin e Tiranës”-shprehet Genci Kojdheli, Drejtor i Përgjithshme i Projekteve Strategjike. Shtimi i objekteve arsimore do të jetë sërish në fokus edhe në këtë buxhet të këtij viti të ri, kryesisht në zonën e Astirit, Liqenit të thatë dhe Saukut.

“Është një nga zërat më të rëndësishëm të buxhetit vijëmsia e projekteve që kemi për riparimin apo ndërtimin e shkollave të reja. Janë të buxhetuara për vitin 2024, 5 shkolla të reja teksa do të hapet dhe loti i dytë për PPP e shkollave që do të ndërtojë edhe 8 shkolla të reja. Sigurisht që këto nuk janë të gjitha në një vit sepse ndërtimi i një shkolle merr pak më shumë kohë”.

Bashkia ka studiuar edhe mundësinë për ndriçimin LED të qytetit, çka çon në uljen e konsumit të energjisë dhe rrit sigurinë publike.

“Për të zëvendësuar pjesën më të madhe të kokave ndriçuese të sistemit të ndriçimit me teknologji LED e cila mundëson kursimin deri në 60%. Teksa kursejmë ka një impakt shumë të mirë mjedisor sepse teknologjia LED nuk ndot dhe rrit atë që quhet siguria publike pasi ndriçimi më i mirë i rrugë primare, dytësore dhe terciare rrit edhe shikueshmërinë në rrugë dhe sidomos për njerëzit që punojnë natën apo lëvizin natën”.

Një tjetër projekt me rëndësi, është ai i lumit Lana, për zgjatimin që do të bëhet nga pallati me shigjeta deri në Kashar. Po ashtu edhe rehabilitimi i rrugëve, kryesisht i atyre rurale, për të bërë lidhjen me pjesën e qytetit. Sheshi ne bulevardin e ri, apo dhe zona ekonomike e Tiranës ku pritet të punësohen 5 deri në 7 mijë vetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLUKS I LARTË/ Trafik i mbingarkuar në autostradën Tiranë- Lezhë, numër i madh automjetesh
Previous article ZJARRI NË RROBAQEPSINË NË RRËSHEN/ Zbulohet shkaku: I vuri flakën 40-vjeçarja...

s.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT