• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RISIA E FISKALIZIMIT/ Denaj: Do të luftohet evazioni fiskal, korrupsioni e informaliteti, ja si do funksionojë
Home
Politikë

RISIA E FISKALIZIMIT/ Denaj: Do të luftohet evazioni fiskal, korrupsioni e informaliteti, ja si do funksionojë

31 July, 2019 k.autor Politikë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj kanë shpjeguar projektligjin e ri të fiskalizimit, që synon të sjellë një mënyrë të re të raportimit të shitjeve dhe blerjeve nga bizneset.

Sipas ministres Denaj me ligjin e ri, që duhet të hyjë plotësisht në fuqi vetëm në vitin 2021, bizneset do të lëshojnë fatura elektronike, të cilat do të regjistrohen në kohë reale nga organet tatimore nëpërmjet internetit.

Gjatë konferencës në Ministrinë e Financave, Denaj ka shpjeguar se me anë të këtij sistemi të ri teknologjik do të reduktohet gabueshmëria dhe informaliteti si dhe do të reduktohet korrupsioni i inspektorëve në terren. Denaj ka shpjeguar se gjithçka do të jetë online dhe shkelja do të shkojë së pari në aplikacionin online dhe më pas inspektorët do të dalin në terren për t’u ballafaquar me shkeljet e mundshme të bizneseve.

Më pas Denaj ka deklaruar se në vitin 2013 kur Kroacia e aplikoj këtë sistem të ri, kishte një përmirësim me rreth 20%.

“Synimi i këtij projekti është minimizimi i ekonomisë të padeklaruar. Uljen e korrupsionit, ofrime shërbimesh, dhe afrimin me BE. Nuk do të ketë taksapagues që nuk paguan pjesën e tij. Konkurrenca e pandershme dhe tregu i zi. Duhet të fokusohemi tek ata që bëjnë rrisk në ekonomi të luftojë evazionin fiskal. Ftoj të gjithë aktorët mediatik dhe të gjithë taksapaguesit të përfshihen në mbështetjen tonë. Gusht dhe Shtator do të kemi komunikim me grupet e interesit. Synojmë investime me shumë dhe përmirësojmë klimën e biznesit.” ka deklaruar Denaj.

Ndërsa Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se: “Ky sistem do të krijoji mbikqyrjen në kohë reale si tatim paguesit ashtu edhe ata administratës tatimore. do të ketë 2 dhe 3  G si në Europë. Do të kenë akses në internet. Fiskalizimi do të bazohet në softëare. Kjo do të uli ndjeshëm gabueshmërinë në mbledhjen e taksave. Presim ulje të informalitetit, dhe transaksioneve të fshehura. Fiskaliaizimi do të ndjek produktin nga inportin dhe deri tek konsumatori. Kjo do të përshpejtojë procesin dhe do të reduktojë gabimet. Me këtë sistem do të ketë kontroll mbi bazën e riskut dhe do shmanget inspektimi në bizneset e rregullta. do të kemi tryeza të rrumbullakta për tu konsultuar me bizneset. Nga sot do të percjellim në faqen ton mënyrat se si do të zhvillohet procesi.”

Ndërsa Denaj më Pas ka shpejguar edhe rastin e Kroacisë e cila kishte përmirësim me 20% pas implikimit të kësaj risie ” Nuk do të ketë kasë të re, por mënyrë të re të përkthimit të të dhënave. do të ket një APP të ri. sot dhe në muajt në vijim do të ketë një APP i parametrizuar dhe i aplikueshëm në të gjithë paisjet kompjuterike laptop ipad smart phone, dhe do të mundësojë kasat fiskale. Do të jetë gjenerata e re e kasave fiskale. do të ketë kosto por App do të jetë falas. Bizneset mund ta shkarkojnë në paisjet e tyre. do të bëjë gjithçka në kohë reale. Të dhënat do të zbulojnë evazionin dhe inspektorët do të shkojnë aty ku është efazioni. Është proces revulucionar. Kroacia në 2013 kishte përmirësim më shumë se sa 20% kur e vendosi.”

Do dalin jashtë loje kasat fiskale?

“Është proces që duhet parë nga kompanitë e kasave. Nëse do të updatohen me App e ri. Është në dorën e biznesit se çdo të bëjë.“

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JENI BËRË SI FËMIJËT"/ Meta thirrje partive për dialog: Hiqni dorë urgjentisht nga kokëfortësi
Previous article VIKTIMA E GJUAJTI ME SHPULLË/ Rrëfimi i komisarit: Nuk e harroj atë fytyrë. Si vrau Lul Caka për radhën në lavazh

k.autor

Postime të ngjashme

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas Politikë

OPOZITA KËRKON DORËHEQJEN/ Rama ia bën të qartë: Asgjë nuk do të më ndalë, Shqipëria nuk kthehet më pas

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore Breaking News

MESAZHET E VLORA HYSENIT ME ERGYS AGASIN/ Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund Breaking News

SKANDALI NË SHISH/ Rama nuk merr përgjegjësi: Ishte masë ekstreme, hetimi të shkojë deri në fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT