• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RISI NË ZHDOGANIMIN E AUTOMJETEVE/ Dogana miraton manualin: Ja si do të llogaritet vlera e makinave
Home
Ekonomi

RISI NË ZHDOGANIMIN E AUTOMJETEVE/ Dogana miraton manualin: Ja si do të llogaritet vlera e makinave

18 September, 2026 s.autor Ekonomi

Administrata Doganore ka miratuar manualin e ri për procedurën e vlerësimit në zhdoganimin e automjeteve, me synimin për të garantuar një vlerësim sa më real, të drejtë dhe objektiv të mjeteve që importohen në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Dogana Shqiptare bën të ditur se sipas rregullave të reja, metoda kryesore e vlerësimit mbetet ajo e vlerës së transaksionit, e cila bazohet në dokumentacionin përkatës të paraqitur nga importuesi, si fatura e blerjes dhe konfirmimi bankar i pagesës.

Administrata Doganore sqaron se vetëm në rastet kur nuk mund të zbatohet metoda e vlerës së transaksionit si dhe metodat e tjera të vlerësimit, sipas rendit të përcaktuar 1–5, Administrata Doganore i referohet çmimeve reale të publikuara online, në burime dhe buletine të specializuara, të përcaktuara në manual.

Një nga risitë është përfshirja e kilometrave të përshkuara nga automjeti si element në përcaktimin e vlerës, krahas të dhënave të tjera teknike.

Sipas Doganës Shqiptare, qëllimi i procedurave të reja është që vlera doganore e automjeteve të përcaktohet në mënyrë sa më transparente dhe në përputhje me karakteristikat reale të automjetit në momentin e zhdoganimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë
Previous article TRURI, DY ORGANE NË NJË? Studimi: Secili përgjigjet për funksione të caktuara

s.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT