• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Risi në TV Klan, ja pas sa programeve qëndron Alketa Vejsiu
Home
Showbiz

Risi në TV Klan, ja pas sa programeve qëndron Alketa Vejsiu

28 November, 2017 F.autor Gossip, Showbiz

Nata finale e spektaklit të kërcimit DWM në Tv Klan do të jetë pas pak javësh, mbrëmjen e Krishtlindjeve, por menjëherë pas tij do të nisin rrugëtimin jo një, por dy programe të reja.
Kështu, në fillim të vitit 2018, në ekranin e Tv Klan do të nisë transmetimet një spektakël tjetër që do të ketë në fokus fëmijë të talentuar.

“Në kurthin e Piter Pan”, siç është lajmëruar edhe nga produksioni, ka nisur tashmë audicionet në Tiranë.

Duke marrë shkas nga interesimi i madh i prindërve, prezantuesja Alketa Vejsiu sqaroi gjatë spektaklit DWM, se janë dy programet që do të nisin për fëmijë, “Në kurthin e Piter Pan” dhe “Virtuozët”.

Vejsiu theksoi se “Në kurthin e Piter Pan” kërkon fëmijë që janë të aftë të fusin në ‘kurth’ personazhe të njohur të ekranit, si të ishin gazetarë, dhe ky program do të nisë në fund të muajit shkurt.

Për emisionin tjetër, për të cilin nuk ka ende një datë se kur do të nisë, kërkohen fëmijë të talentuar në muzikën klasike: “Dua të sqaroj diçka. Fillon shumë shpejt edhe një spektakël tjetër për fëmijë, në muzikën klasike të talentuar. Ky nuk ka lidhje me “Piter Pan”.

Tek “Në kurthin e Piter Pan” ne kërkojmë fëmijë që janë të aftë të fusin në kurth personazhe të njohur të ekranit, politikës, spektaklit, tamam si gazetarë origjinalë të vegjël.

Ky program do të startojë në fund të muajit shkurt në Tv Klan dhe faza e dytë e audicioneve do të anonçohet shumë shpejt në këtë televizion, për t’i dhënë një shans të dytë atyre që janë të interesuar” – tha Alketa.

Duke falënderuar të gjithë prindërit që erdhën në ambientet e Televizionit Klan dhe qëndruan për orë të tëra bashkë me fëmijët e tyre, në mënyrë ata të bëhen pjesë e spektaklit, Alketa shtoi se pjesëmarrja dhe interesi ka qenë i jashtëzakonshëm.

“Në 2018-ën, takohemi me një spektakël të ri, që na ka kënaqur shumë këtë javë, sepse bëmë audicionet e para të Piter Pan-it. Dua të falënderoj me gjithë zemër në emër të Tv Klan dhe produksionit të gjithë ata qindra prindër dhe familje që kanë ndenjur këtu me orë të gjata.

Ne na doli jashtë kontrollit dhe jashtë parashikimit, sepse kishim pritshmëri më modeste, sepse e thamë vetëm njëherë gjatë javës së kaluar datën. Shpresoj që do të krijojmë një gjeneratë të re talentesh në gazetari dhe në komunikim, me gjithë ato fëmijë të mrekullueshëm që kemi takuar.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Festa e Pavarësisë, Lorik Cana uron shqiptarët në facebook
Previous article Shokon mbrojtësi i Interit: Më kanë kërcënuar me vdekje

F.autor

Postime të ngjashme

SI PO SHKOJNË PUSHIMET? Mateo dhe Brikena surprizojnë fansat me këtë VIDEO Gossip

SI PO SHKOJNË PUSHIMET? Mateo dhe Brikena surprizojnë fansat me këtë VIDEO

"MË PA NË RRUGË..."/ Rogert Sterkaj plas ‘bombën’: Miqësia me Mirin vetëm që Selin të... Gossip

"MË PA NË RRUGË..."/ Rogert Sterkaj plas ‘bombën’: Miqësia me Mirin vetëm që Selin të...

"PËRGATITJET KANË NISUR"/ Mozzik ndan me ndjekësit 'dilemat' për djalin që do të vijë në jetë Gossip

"PËRGATITJET KANË NISUR"/ Mozzik ndan me ndjekësit 'dilemat' për djalin që do të vijë në jetë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT