Kufjet përgatiten të dalin në pension. Së shpejti do zëvendësohen nga një lekoplast inteligjent që riprodhojnë dhe regjistrojnë tinguj e zëra, duke zëvendësuar kështu altoparlantët dhe mikrofonët.
Në revistën shkencore Science Advances është përshkruar ndërtimi i tyre që do jetë nga nanomembrana transparente dhe fleksibël të krijuar aktualisht në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shkencës dhe teknologjisë në Ulsan të Koresë së Jugut.
Qëllimi është që në të ardhmen të jenë ndihmë për personat me aftësi të kufizuara, si teknologji që mund të mbahen në trup. Lekoplasti mikrofon konverton valët e tingujve të prodhuara nga zëri në sinjale elektrike, ndërsa si altoparlant funksionon në mënyrë të kundërt.
Janë të prodhuar nga një membranë hi-tech që është më e hollë se një tatuazh i përkohshëm dhe në brendësi kanë fije argjendi dhe polimere që janë transparente, fleksibël dhe të aftë për të përçuar sinjale akustike.