• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RISI NË TEKNOLOGJI/ Google dhe Facebook nisin konkurrencën me Zoom
Home
Teknologji

RISI NË TEKNOLOGJI/ Google dhe Facebook nisin konkurrencën me Zoom

3 May, 2020 k.autor Teknologji

Pas shpalljes së gjendjes së pandemisë, kur njerëzit u mbyllën në shtëpi dhe nisën takimet, konferencat dhe mësimin online, Zoom, platforma për video-konferenca dhe të tjera “grumbullime” virtuale, u kthye në një nga emrat më të përmendur. Një gjë e tillë nxiti konkurrencën te Facebook dhe Google të cilët po përpiqen të kenë avantazh ndaj Zoom. Javën e kaluar, Facebook prezantoi Messenger Rooms, që nuk kërkon një llogari në Facebook dhe lejon 50 persona në takim. Këtë javë, Google njoftoi se Google Meet do të lejojë 100 njerëz. Të dy gjigantët e teknologjisë thanë se pjesëmarrësit mund të qëndronin në video për sa kohë të dëshironin, ndërkohë që për krahasim, Zoom lejon 100 njerëz deri në 40 minuta takim.

Për të matur suksesin, Zoom përqëndrohet te pjesëmarrësit nëpër mbledhje, konferenca, takime dhe mësim online. Javën e kaluar, platforma pati 300 milionë njerëz çdo ditë, nga 200 milionë në muajin mars, shkruan anabel. Google Meet pati 100 milionë pjesëmarrës, ndërsa Facebook nuk ka bërë publike shifra, por u shpreh se platformat e zotëruara nga kompania, WhatsApp dhe Facebook Messenger, kanë numëruar 700 milionë video-telefonata në ditë.

Ka të ngjarë që Facebook të triumfojë. Kompania ka një histori rastesh kur ka marrë gjërat më të suksesshme të konkurrentëve për t’i patur në platformë; kujtojmë se Instagram Stories (që zotërohet nga Facebook) u bazuan te Snapchat. Pas kësaj, popullariteti i Snapchat u dobësua. Megjithatë vështirë të thuhet me siguri se edhe Zoom e pret i njëjti fat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BABA PËR HERË TË PARË/ Kledi Bahiti zbulon gjininë e bebushit (FOTO)
Previous article E MBANI MEND XHEMI SHEHUN BRUNE? Moderatorja kthehet pas në kohë dhe ka ndryshuar kaq shumë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë Teknologji

PASURIA E TIJ SHËNON REKORD HISTORIK/ Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT