• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RISHIKIMI I KUFIJVE/ Thaçi: Askush nuk mund të më kap për hunde, do të ketë bashkim të Luginës me Kosovën
Home
Rajon

RISHIKIMI I KUFIJVE/ Thaçi: Askush nuk mund të më kap për hunde, do të ketë bashkim të Luginës me Kosovën

6 October, 2018 F.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për shtyp ka folur mbi zhvillimet më të fundit në vend. Në fjalën e tij, Thaçi ka folur mbi procesin e liberalizimit të vizave dhe për finalizimin e dialogut me Serbinë, që mbahet në Bruksel.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Thaçi është shprehur se në asnjë rrethanë nuk do të ketë kufij etnik por korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës me Kosovën.

“Kosova dhe institucionet e saj kanë plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme në legjislacion, ekonomi apo politikë dhe është e domosdoshme që edhe në fazën tjetër të jemi të bashkuar në procesin në të cilin ndodhet tani Kosova, në dialogun me Serbinë. Marrëveshja paqësore Kosovë -Serbi i hap vendit rrugë të sigurt për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Prandaj s’ka arsye të kemi hezitim nga ky proces. Në asnjë rrethanë nuk do të ketë kufij etnik. Do të ketë korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës me Kosovën. Askush nuk mund të më kap për hunde dhe as nuk e kapi askënd, kam bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë.”

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Thaçit:

Jemi në hapat e fundit të procesit të transformimit dhe këta hapa si gjithmonë do të bëhen në mënyrë graduale në bashkëpunim me NATO-n, SHBA dhe partnerët strategjikë.

Mbrëmë kam zhvilluar një takim me kryesuesin e komisionit për punë të jashtme në parlamentin evropian dhe biseduam për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Procesi i liberalizmit të vizave duhet të ndodh tani dhe pa asnjë vonesë tjetër, në të kundërtën ky proces i stërzgjatur e humb kuptimin e vet.

Çelësi i Kosovës është uniteti politik dhe këmbëngulja e aspiratave politikë.

Kosova dhe institucionet e saj kanë plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme në legjislacion, ekonomi apo politikë dhe është e domosdoshme që edhe në fazën tjetër të jemi të bashkuar në procesin në të cilin ndodhet tani Kosova, në dialogun me Serbinë.

Ftoj të gjitha partitë politike kosovare të pozitës dhe opozitës të bashkohen rreth një platforme dhe të marrin pjesë të gjithë pa dallim

Interesi përbashkët i Kosovës mbrohet vetëm me pjesëmarrje të përgjegjshme, konstruktive me pjesëmarrje në dialogun në Bruksel.

Marrëveshja paqësore Kosovë -Serbi i hap vendit rrugë të sigurt për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Prandaj s’ka arsye të kemi hezitim nga ky proces.

Parlamenti evropian do të mirëpres marrëveshjen eventuale mes dy shteteve që nënkupton njohjen reciproke, që të jetë obligueshme ligjërisht në rrafshin ndërkombëtarë për t’i hapur rrugë Kosovës për anëtarësim në organizata të mëdha.

Në asnjë rrethanë nuk do të ketë kufij etnik. Do të ketë korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës me Kosovën.

Askush nuk mund të më kap për hunde dhe as nuk e kapi askënd, kam bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë.

Falënderoj Veselin që ka mbledhur sot partitë politikë dhe çdo nismë të tyre do ta mbështes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET DHUNA NË FAMILJE/ Fëmijët RRAHIN prindërit. Ja sa raste kanë ndodhur 24 orët e fundit
Previous article E PABESUESHME/ Monchengladbach trondit 2 herë Bayern Munichen në "Allianz Arena" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT