Me kalimin e viteve teknologjia sa vjen edhe bëhet më e sofistikuar. Kalimet dhe avancimet kanë qenë që nga transmetimi i informacioneve me anë të kodit mors e deri në ditët e sotme me anë të internnetit, apo deri në mbajtjen e kopjeve të tyre. Me anë të këtij të fundit mjaftojnë vetëm disa sekonda që informacioni të mbërrijë në adresën e shënuar apo të printohet aty ku duhet.
E megjithatë kjo gjë sërish sa vjen e bëhet gjithmonë e më e shpejtë. Një gjë të tillë në ditët e sotme e zotërojnë thuajsë çdo familje, institucion apo person. Sigurisht është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë, gjë e cila bën që të jetë aq shumë i përdorur.
Mesa duket me këtë gjë Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Fier ka probleme. Kjo Prokurori kërkon që të riparojë disa printeram, më saktësisht tre të tillë. E për këtë gjë ka hapur një tender në datën 05.10.2018. Përfundimi i tij do të jetë tre ditë më vonë, pra në datën 08.102.2018, siç thuhet në dokumentacionin e dorëzuar në Agjensinë e Prokurimeve Publike.
Shpresojmë që të kenë gjetur një zgjidhje të tyre për printimin e materialeve të nevojshme, deri në përfundimin këtij tenderi dhe rregullimin e tyre.
Dokumenti i plotë: