Pas prezantimit të programit të qeverisë ‘Rama 3’ për 4 vitet e ardhshme, Kuvendi ka rinisur sërish seancën me pjesën e dytë ku këtë herë do të zhvillohet debati politik mes deputetëve. Pyjet e deputetëve janë dërguar në Kuvend për kryeministrin Rama dhe ministrat, të cilët do të japin përgjigjet e tyre. Çdo deputet ka kohë 10 minuta për të folur dhe debatuar në foltoren e Kuvendit.
PD në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar ka vendosur që të mos ketë bojkot, por debat në sallën e Kuvendit, ndërsa urdhri është vendosur që të diskutohet për 3 nga çështje kryesore, pandeminë, tërmetin dhe kriminalitetin ne vend. Gjithashtu Basha ka kërkuar nga deputetët që të votohet kundër programit të qeverisë ‘Rama 3’ dhe kabinetit.
Në fund të debatit do të bëhet edhe votimi i programit dhe votëbesimi i qeverisë së re.


