• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RINDËRTOHET SKEMA/ Si i manipuloi të gjithë për një vit me radhë, nusja që hemoi vjehrrën (DETAJET)
Home
Ekskluzive

RINDËRTOHET SKEMA/ Si i manipuloi të gjithë për një vit me radhë, nusja që hemoi vjehrrën (DETAJET)

15 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Histori të denja për skenar filmi. E fundit është ngjarja tragjike që për protagoniste ka të renë Marjana Cmeta. Pas vrasjes së vjehrrës Lirije Lami, Marjana Cmeta në atë kohë 20 vjeçe, shkoi në shtëpinë e Hysen Shehut, i njohur si hoxhë, për t’u rrëfyer tek ai për krimin.


Hoxha, Hysen Shehu
Ajo nuk e dinte se hoxha po e regjistronte dhe po e filmonte të gjithë rrëfimin e saj për krimin në familjen Lami. Sipas hetimeve të prokurorisë, Marjana Cmeta e ka helmuar vjehrrën me fotoksinë në lëng portokalli.
Çfarë tha në video:


“Kam dy vite e martuar me Olti Lamin. Marrëdhëniet tona s’janë të mira dhe unë kisha dyshime se në këtë ndikonte vjehrra. Për këtë arsye ata ikën në banesën e tyre. Një ditë vjehrra erdhi të blinte disa fidanë pasi kishte shpërndare qumështin, e pashë dhe e thirra, i thashë të vinte brenda se duhet të pajtoheshim, i ofrova një pije brenda të cilës kisha hedhur fotoksinë. Në një moment vjehrra filloi të përpëlitej, kaloi në agoni. Aty mendova se mora fund dhe nuk do mundja ta sillja ne jetë fëmijën tim. Ajo kërkonte të hapja dritaren, e mbylla fillimisht në dhomë por zëri i saj sa vinte e rritej”, ka treguar Marjana Cmeta.

21-vjeçarja ka thënë se gjatë përleshjes e ka mbytur Lirije Lamin me një shall dhe pastaj me duar i ka bllokuar frymëmarrjen “derisa dha shpirt”.

Cilët janë personat që kishin dijeni për ngjarjen dhe e fshehën atë:

  1. Marjana Cmeta, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.
  2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
  3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
  4. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal. 

Ajo që bie më shumë në sy është edhe roli i vjehhrit në këtë rast. Një bashkëpunëtor i radhës i fshehjes së krimit të nuses duke mos kallëzuar krimin edhe pse ishte në dijeni të tij.

Olti Lami , i biri i viktimës tregon cfarë dëgjoi në video:

“I kishte thënë që këtë lëng e kanë pirë të të gjithë dhe se do na bënte mirë për të mos patur probleme. Ajo I tregonte hoxhë Hysenit që erën e fortë që kishte patur lëngu për shkak të helmit, e kishte justifikuar tek mamaja duke I thënë asaj që erën e ka për shkak se e kishte bërë Hoxha dhe e kishte siguruar që e kishin pirë të gjithë. Marjana në video thotë se pas një ore nga momenti që I kishte dhënë lëngun, kishte shkuar tek dhoma e mamit për ta parë dhe aty e kishte gjetur të shtrirë në cepin e krevatit dhe se mamaja e kishte parë me shikim të vrazhdë, për këtë shkak Marjana kishte menduar se nuk kishte bërë efekt helmi.

Pas kësaj Marjana shpjegon se kishte shkuar tek dhoma ku flinin dhe kishte marrë një shall dhe ja kishte lidhur në fyt për ta mbytur. Mamaja kishte dashur të hapte dritaren e dhomës për ti thirrur Dhuratës për ndihmë, por Marjana e kishte kapur dhe nuk e kishte lënë të bërtiste dhe të hapte dritaren. Marjana shpjegon se e kishte kafshuar mamanë pa vetëdije dhe se ishin kacafytur në korridorin e shtëpisë dhe shpjegonte se mamaja kishte patur shumë fuqi”, – thuhet në rrëfimin e 21-vjeçares te Hoxha. 


“Mami kishte shenjën e kafshimit në fytyrë dhe gërricje me thonj në pjesën e buzës. Një ditë pas varrimit të saj (Marjana) më tha mua do vish pak tek dhoma se kam frikë për tu ndërruar. Po mirë thashë, po vi me ty dhe kur hoqi bluzën i pashë disa shenja të zeza në krah. E pyeta se ku i kishte bërë ato shenja dhe më tha që ia kishin bërë gratë ditën e varrimit, duke i thënë të mos qante…Ajo domethënë nuk ka qarë fare atë ditë vetëm se rrinte me kokën ulur dhe aty më hipën shumë dyshimet që kjo ka gisht në këtë pjesë”,- thotë Olti.

Si e “fali” Olti Lami, nusen:
E vërteta ka qenë tepër e rëndë për të, por vendimi i tij lidhur me vrasësen e të ëmës, pra nusen e tij, ka qenë befasues. Edhe pse ai vazhdon të mbajë ende dhimbjen për të ëmën, treguar kjo përmes postimeve dhe fjalëve të dhimbshme postuar herë pas here në ‘Facebook’, djali ka vendosur të mos hakmerret ndaj nuses, duke e lënë atë të lirë. Me të marrë vesh të vërtetën, ai është ndarë nga vajza 21-vjeçare, e cila tashmë do të përballet me drejtësinë për krimin e rëndë.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lazio e Strakoshës në çerekfinale të Europa League, këto skuadra janë kualifikuar
Previous article Shëtitja me mami Lindën nxjerr zbuluar fytyrën e Zaho Ramës! Ja si duket djali i Kryeministrit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania Aktualitet

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur Aktualitet

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT