• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINDËRTIMI/ Veliaj në Kashar: Do ta mbyllim me sukses misionin e ringritjes pas tërmetit. Pengesat vijnë nga ata që…
Home
Politikë

RINDËRTIMI/ Veliaj në Kashar: Do ta mbyllim me sukses misionin e ringritjes pas tërmetit. Pengesat vijnë nga ata që…

7 November, 2020 s.autor Politikë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Kashar, për të inspektuar punimet që po kryhen për rindërtimin e shtëpisë së Dalip Kamberit, banesa e të cilit u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit të shkuar.

“Më vjen mirë që ende pa u mbushur viti, jemi gati me shtëpinë! Mezi pres që festat t’i kalosh shëndoshë me familjen dhe me çfarë të të dojë zemra, në shtëpinë e re. Sigurisht, ka pa fund punë për të bërë, mbaroi e jotja, do fillojë e vëllait dhe do vijojmë me këtë ritëm përditë, derisa të japim çelësin e fundit e të sigurohemi që misioni i ringritjes pas tërmetit të shkojë me sukses deri në fund, siç e ka porositur edhe kryeministri”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi se, me gjithë pengesat që po hasen gjatë këtij procesi nga ata që nuk ndërtuan asgjë, puna do të flasë vetë dhe njerëzit do të shohin veprat, jo fjalët.

“Patjetër që ka pengesa nga ata që mundohen ta politizojnë gjithçka, nga ata që kur vetë e kishin në dorë nuk qullosën gjë, megjithatë, u them kolegëve, ne duhet të vazhdojmë të ecim përpara se puna flet më shumë se çdo përgjigje. Ne i kemi sytë te puna. Në fund, njerëzit do shohin kush është për punë dhe kush është për llafe e për të penguar njerëzit që punojnë. Në Bashkinë e Tiranës kemi rreth 500 fronte pune të hapura dhe besoj fort se pjesën më të madhe të tyre do i mbarojmë para Vitit të Ri”, deklaroi ai.

“Gëzohem kur shoh ritmin me të cilin po punohet, ku para se të mbushet viti, banorët do të jenë në shtëpitë e tyre”, u shpreh deputetja e PS, Blerina Gjylameti.

Kryebashkiaku Veliaj, gjatë vizitës në Njësinë Kashar dhe Lagjen 14, zhvilloi një takim edhe me stafin e njësisë, të cilët i falënderoi për punën që po bëhet në këtë zonë. “Astiri është një ndër lagjet më të mëdha të Tiranës, që rritet në mënyrë eksponenciale; pra nëse rritja në Tiranë është aritmetike, këtu është gjeometrike.

Të vish në zemër të Astirit është si të luash “mos u nxeh”. Ajo që kemi trashëguar nga komuna është një urbanistikë e denjë vetëm për ata që s’dinin të bënin as shtet, as qytet, dhe tregon se çfarë mentaliteti kanë”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRUMP DREJT HUMBJES/ Nis beteja për të ardhmen e partisë Republikane, gara për mantelin Trumpist
Previous article COVID-19/ Apeli i ambasadorit Soreca: Vendos maskën, ti luan rol të rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së virusit

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT