• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINDËRTIMI/ Rama: Nis dhënia e granteve në Tiranë, do paguajmë të gjithë banorët. Ahmetaj: Të premten fillojnë punimet në Farkë
Home
Politikë

RINDËRTIMI/ Rama: Nis dhënia e granteve në Tiranë, do paguajmë të gjithë banorët. Ahmetaj: Të premten fillojnë punimet në Farkë

14 July, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama tha se ka nisur sot dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Tiranë.

Kreu i qeverisë deklaroi se së shpejti do të nisë shembja e godinave që konsiderohen të pabanueshme dhe të gjithë banorët e këtyre shtëpive do të marrin shtëpi të reja me kushte shumë më të mira

“Nis dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave në Tiranë, të cilat u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit. 200 familje në banesa individuale dhe 2882 familje në banesa kolektive, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Tiranë. Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD. Nga dita në ditë do të nisim punën në terren. Në Bashkinë e Tiranës do të fillojë shembja e godinave, që konsiderohen të pabanueshme dhe të parindërtueshme. Të gjithë banorët e atyre shtëpive do të marrin shtëpi të reja me kushte shumë më të mira”, tha Rama.

Nga ana e tij, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u shpreh se këtë të premte do të inaugurohet nisja e punimeve për 50 njësitë e para individuale, ndërsa ndërtimi i banesave kolektive urbane kërkon pak më shumë kohë.

“Sot programi i shkollave është i gjithi aktiv. Janë 140 shkolla në proces ndërtimi apo në procesin përfundimtar të tenerimit. Shuma është 65 milionë euro, që do të financojnë një numër të madh të këtyre shkollave. Të premten do të inauguroni fillimin e punimeve në Farkë për 50 njësitë e para individuale. Ndërkohë në disa bashki të tjera bëhemi gati për fillimin e rindërtimit të njësive individuale, sepse procesi ka mbaruar. Ndërtimi i banesave kolektive urbane kërkon pak më shumë kohë. Besojmë se në fund të shtatorit në gjithë zonën e dëmtuar do të kemi punë në terren.

Me Emiratet e Bashkuara kemi përfunduar projektin në Spitallë dhe me Durrësin jemi në përfundim të projekteve për pallatet individuale. Janë edhe 12 shtete të tjera, që kanë firmosur brenda Fondit të Zhvillimit, të cilët kanë bashkuar fondin prej 12.5 milionë euro në shërbim të zonave të dëmtuara”, u shpreh Ahmetaj.

Rama: I garantoj të gjithë se ne jemi cdo ditë pa orar në punë dhe ky është prioriteti i prioriteteve tona. Do vazhdojmë intensivisht punën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFORMA NË DREJTËSI/ Gjonaj takim ndërkombëtaret: Kemi plan konkret për të arritur rezultat e pritshme
Previous article LIGJET MIRATOJNË NISMËN E OPOZITËS PARLAMENTARE/ Listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore ‘në dorë’ të Kuvendit

Delo.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT