• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINDËRTIMI/ Rama në Laç: Ndryshon faqja e gjithë qytetit dhe cilësia e jetës për 800 familje
Home
Politikë

RINDËRTIMI/ Rama në Laç: Ndryshon faqja e gjithë qytetit dhe cilësia e jetës për 800 familje

25 November, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ish-ministrja Lindita Nikolla, dhe kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara, vizitoi nga afër kantierin e ndërtimit në zonën 1 në Laç, ku do të ndërtohen qendra të reja banimi me pallate, për familjet të cilave banesat iu dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Rama në postimin në rrjetet sociale të videos live nga inspektimi në Laç shkruan se janë hedhur themelet e ka nisur ngritja e kolonave të pallateve të reja të Zonës 1 të qendrës së qytetit, ku do të ndërtohet edhe shkolla e re.

“Ndërkohë që sapo ka nisur infrastruktura e Zonës 2, e cila ndërkohë do të zgjidhë edhe problemin shumëvjeçar të përmbytjeve nga përroi i Laçit, për të vazhduar paralelisht me pallatet e reja, spitalin e ri, godinën e re të bashkisë dhe mjediset sportive e rekreative që do të ndryshojnë faqen e këtij qyteti bashkë me cilësinë e jetës për 800 familje të prekura nga tërmeti i vitit të shkuar”, shkruan Rama.

Kryetarja e Bashkisë Kurbin e njoftoi Kryeministrin se në total investimi është 27 miliard investime i ofruar nga qeveria shqiptare dhe ajo turke.

Ministri Ahmetaj bëri me dije se për dy javë nisin themelet tek zona 1 dhe 2.

“Sado që ta dëgjojnë qytetarët, ata po nuk e panë, se besojnë. Ça t’i bësh. Dritan (i drejtohet shefit të kantierit shqiptar) vëllezërit tanë (turqit) kanë vendosur standard këtu. Duhet të mbajmë këtë standard me të gjitha godinat”, porositi Rama.

Kujtojmw se një investim i tillë do të bëhet falë një donacioni të dhënë nga qeveria turke por dhe nga buxheti i shtetit shqiptar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KISHTE BËRË DROGËN GATI PËR TA SHITUR/ Arrestohet 24-vjeçari në Laprakë
Previous article SHIFRA TRONDITËSE/ OBSH: 4 milionë njerëz u infektuan me COVID javën e fundit në botë

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT