• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINDËRTIMI/ Rama në Dajt: Ne punën kemi bërë, por vetëm pak durim.Vitin e ri do ta kaloni në një shtëpi përsëmbari…
Home
Politikë

RINDËRTIMI/ Rama në Dajt: Ne punën kemi bërë, por vetëm pak durim.Vitin e ri do ta kaloni në një shtëpi përsëmbari…

25 September, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Tirana është kthyer në një kantier pune. Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj inspektuan punimet për rindërtimin e banesës së familjes Lame në Lanabregas, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Teksa u falënderua nga një prej familjeve, Rama tha se qeveria ka bërë vetëm detyrën, por i kërkoi që të kenë durim, pasi nuk bëhen të gjitha punët menjëherë.

Edi Rama: Kjo është një e mirë e madhe që shpëtuat njëherë e mirë. Do të hyni në një shtëpi për së mbari. Do të hyni në një shtëpi. Vitin e ri do ta kaloni në një shtëpi përsëmbari.

Gruaja: Faleminderit që na keni ndihmuar.

Edi Rama: Ne punën kemi bërë, por vetëm pak durim se nuk bëhen punët përnjëherë.

Erion Veliaj: Ka dhe njerëz spekulantë që thonë nuk janë paguar. Ne kemi ruajtur faturat e të gjithëve. Edhe kur dikush shpif ne për punë dy minutash verifikojmë.

Nga ana tjetër kryebashkiaku informoi kryeministrin Rama se në të gjithë Tiranën janë 359 kantiere të hapura. Ai bëri të ditur se të hënën do të ketë edhe një mbledhje të Këshillit Bashkiak për të miratuar dhe listën me 250 shtëpitë e fundit individuale që do rindërtohen.

“Në Tiranë jemi 359 kantiere të hapura për shtëpitë. Pra, ose shumë afër fundit, ose në nivel karabinaje. Kemi prapë mbledhje të Këshillit Bashkiak të hënën dhe kemi 250-shen e fundit. Pastaj, do të bëjmë një tjetër mbledhje të Këshillit Bashkiak vetëm për të adresuar ndarjen e kurorave. Pra, do i kthejmë dy shtëpitë mbrapsht dhe do prodhojmë një vendim tjetër për katër, që të jemi në rregull edhe me ligjet e shtetit, edhe me transparencën që ju e keni theksuar që duhet të ruajmë çdo dokument”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se pavarësisht spekulantëve, i gjithë procesi është transparent duke respektuar gjithë procedurat ligjore dhe ruajtur dokumentacionin e plotë.

“Patjetër që ka edhe njerëz që janë spekulantë, që thonë nuk jam paguar, nuk jam ndihmuar. Ne i kemi ruajtur faturat të gjithëve, raportet, akt-konstatimet, të gjithëve. Edhe kur dikush shpif për punë 2 minutash ne e verifikojmë. Por ajo që dua të them që për çdo njeri që mundohet të bëjë spekulantin, janë 1000 të tjerë që janë mirënjohës dhe që kanë respektuar shtetin, ligjet, afatet, certifikatat, hipotekën. Kështu që 99 % e njerëzve, si ata që përfitojnë, si ata që ndihmojnë, që paguajnë taksa janë super të ndershëm dhe korrekt. Pastaj çdo spekulant sqarohet, i jepet fatura”, deklaroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI I FUNDIT: Korrupsioni, Shqipëria më e mira e klasës. Për BE, jemi gati për hapjen e negociatave
Previous article DALLGË MBI 7 BALLË/ Pezullohet lundrimi i tragetit Vlorë- Brindisi

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

U ARRESTUA DUKE FLUTURUAR MBI NJË CENTRAL BËRTHAMOR/ Shqipëria kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca Aktualitet

U ARRESTUA DUKE FLUTURUAR MBI NJË CENTRAL BËRTHAMOR/ Shqipëria kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR KORÇË-POGRADEC/ Ndërron jetë shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR KORÇË-POGRADEC/ Ndërron jetë shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT