• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINDËRTIMI/ Rama: Brenda 6 muajve të 2021, përfundojnë 4500 shtëpi individuale. Aeroporti i Kukësit mund të përfundojë në pranverë
Home
Politikë

RINDËRTIMI/ Rama: Brenda 6 muajve të 2021, përfundojnë 4500 shtëpi individuale. Aeroporti i Kukësit mund të përfundojë në pranverë

29 December, 2020 Delo.autor Politikë

Kryeministri Rama foli për procesin e rindërtimit pas tërmetit. Ai tha se brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm do përfundojnë 4500 shtëpi individuale. Ndërsa duke folur për investimet publike, kryeministri u shpreh se deri në pranverë mund të përfundojnë punimet në aeroportin e Kukësit.

“Sot kemi disbursuar 289.5 mln euro grante dhe 250 mln të tjera hua nga konferenca e donatorëve. Pa përfshirë 25 mln euro transferta direkte në buxhet. Janë 28 miliardë lekë që janë vendosur për procesin e rindërtimit. 28 kantiere që kanë filluar ose janë në proces. E gjithë puna e rindërtimit prek shumë më tepër se gjithë familjet e prekura drejtëpërdrejtë. Janë 1000 shtëpi të reja që hapin dyert deri pasnesër për të kaluar Vitin e Ri në një hapësirë të re. Në mars përfundojnë 2500 shtëpi të tjera. Janë 4500 shtëpi që do të përfundojnë brenda 6 muajve të vitit të ardhshëm. Janë 13 mijë familje që marrin bonus qiraje. Marrëveshja për kantierin e energjisë diellore në Karavasta do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm. Po shkon mirë puna në aeroportin e Kukësit dhe besoj se deri në pranverë do të hapet për fluturime. Jemi në rrugë të mbarë për rregullimin e infrastrukturës në portin e Vlorës ku do të bëhet një port turistik” – tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA AKSION NË TIRANË/ Arrestohet i shpalluri në kërkim dhe 7 të tjerë, akuzat që rëndojnë mbi to
Previous article ZBARDHET SKEMA/ Si 32-vjeçari hakeroi sistemin për marrjen e pagës së luftës dhe vodhi 155 milionë lekë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT